Hapësire reklamuese

Politikë

Edi Rama dënon sulmin terrorist: Shqipëria krah Turqisë si dy vende vëllazërore

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama dënon sulmin terrorist: Shqipëria krah Turqisë si dy
Edi Rama dhe Erdogan

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me sulmin terrorist të regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në Turqi. Përmes një postimi në platformën “X” , kreu i qeverisë ka dënuar këtë sulm “frikacak” i cili fatkeqësisht i mori jetën 5 qytetarëve të pafajshëm dhe la të plagosur të paktën 22 të tjerë.

Kryeministri Rama thekson se në këto momente të vështira për popullin turk, Shqipëria është krah tyre.

"Jemi thellësisht të tronditur nga raportimet për viktimat dhe të plagosurit në Ankara.
Shqipëria qëndron krah Turqisë si dy kombe vëllazërore dhe aleate të NATO-s.

Dënojmë ashpër terrorizmin në të gjitha format e tij dhe jemi plotësisht të bindur se Republika e Turqisë do të dalë më e fortë nga ky akt i pabesë ndaj qytetarëve të saj të pafajshëm",  tha kryeministri Rama.

Një sulm terrorist ka ndodhur këtë të mërkurë 50 kilometra larg kryeqytetit të Turqisë, Ankarasë. Tre terroristë të armatosur “kokë e këmbë” goditën selinë e kompanisë turke të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes ,Tusas. Si pasojë e këtij sulmi pati 5 viktima si dhe 22 të plagosur.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese