
Edi Rama
Kryeministri EdI Rama ka mbërritur në sallën e sportit Busto Arsizio, ku do të zhvillojë një takim me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Itali.
Rama ka hyrë në sallë, ku është pritur me duartrokitje dhe brohoritje nga qindra shqiptarë të cilët, prej rreth dy orësh presin fjalimin e kryeministrit.
Rama është shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama, ndërsa të pranishëm janë disa ministra si dhe kryebashkiakë.
Nisja e takimit të kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Itali në pallatin e sportit në Busto Arsizo, një lokalitet afër Milanos, u hap më këndimin e himnit kombëtar të Shqipërisë si dhe atij italian.
View this post on Instagram
Sondazh
Poll