Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“E treta e vërteta”, Berisha paralajmëron Veliajn: Do tmerrohesh nga protesta e të premtes

Shkruar nga Newsbomb

“E treta e vërteta”, Berisha paralajmëron Veliajn: Do

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje kryebashkiakut Erion Veliaj që të japë dorëheqjen dhe të mos e presë të premten e ardhshme.

Gjatë fjalës në tubimin qytetar, Berisha deklaroi se e premtja që vjen do të tmerrojë Veliajn dhe se kjo do jetë e treta e vërteta.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Por unë kam sot një përshëndetje më të veçantë për të gjithë protestuesit kundër kryehajnit të Bashkisë së Tiranës, të cilët me protestën e tyre përcollën mesazhin në mbarë Shqipërinë dhe botën se shtëpia e parë e qytetarëve të Tiranës është e pushtuar nga një hajdut ordiner.

Se shtëpia e parë e qytetarëve të Tiranës është e përdhosur nga një hajdut që vjedh 100 përqind të fondeve publike dhe i shndërron ato në hotele me 5 yje. I shndërron ato në pallate 10 e 12-katëshe. I shndërron ato në lokale dhe klube. I shndërron ato në udhëtime dhe vakanca në të katër anët e dheut. I shndërron ato në llogari të fshehta offshore. Protesta e sotme ishte një protestë që bashkia nuk e ka parë ndonjëherë. Dhe e garantoj se e premtja që vjen, do ta tmerrojë Erion Veliajn. Të premten, e treta e vërteta. Erion Veliaj jep dorëheqjen, mos u fut më në bashki. Nuk ke shpëtim!

Miqtë e mi, sot ishte një ditë ku Erion Veliaj u lebetit, u tmerrua. Po e premtja, mjerë ti, më mirë largohu, jep dorëheqjen! Jep dorëheqjen dhe shko vetë te Tusha. Shko vetë te Simixhiu, që e detyroi bashkëshortja jote të firmosë duke tradhtuar kushëririn e vet për interesat e tua mafioze.

Shko te ata se aty e ke vendin dhe më keq. Erion, je shndërruar në turpin e qytetit. Në neverinë e qytetit. Në çdo fjalë, një gënjeshtër. Në çdo akt, një vjedhje. Nuk durohesh më, e premtja është larg.

Zemërimi i Tiranës do të vërshojë mbi shtëpinë e parë të qytetit. Zemërimi i qytetarëve të vjedhur, të poshtëruar, do të të japë ty, atë që ke merituar prej kohësh. Erion, është fatkeqësi të kesh emër njeriu ti. I shkatërrove teatrin kryeqytetit, simbolin, monumentin e kulturës së tij. Ia shkatërrove sepse u peshove në para droge. More dhjetëra milionë.

Erion, tek teatri i ri do të kesh një shtyllë të zezë, shtylla e turpit e Erion Veliajt. Ata artistë të vërtetë, teatrin do ndërtojë, por edhe aty një shtyllë të zezë afër, që brezat të mos të harrojnë, pervers njeri. Bastard! Më mirë të mos prish gojën me ty se nuk ndalet dot. Ke shkatërruar qytetin, i ke shkatërruar të gjitha institucionet e kulturës bashkë me Edi Ramën. Tirana sot është qytet pa teatër, pa bibliotekë, pa galeri, pa teatër të fëmijëve. Të gjitha, droga, droga dhe vetëm droga.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese