Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

E quajti Pandeli Majkon kriminel elektoral, SPAK nxjerr “blof” Sali Berishën: Nuk ka asnjë kallëzim për deputetin socialist

Shkruar nga Newsbomb
E quajti Pandeli Majkon kriminel elektoral, SPAK nxjerr “blof” Sali
Sali Berisha dhe Pandeli Majko

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha disa ditë më parë lëshoi një “lumë” me akuza ndaj deputetit dhe veteranit të socialistëve, Pandeli Majkos të cilin e quajti “kriminel elektoral” dhe se është përgjuar nga SHISH.

Lideri i demokratëve paralajmëroi se në ngarkim të Majkos ka dhe një dosje në SPAK. Por, deri më tani nuk ka asnjë çështje në ngarkim të socialistit.

Në një reagim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme për gazetaren Klodiana Lala thuhet se deri më tani për deputetin socialist, Pandeli Majko nuk ka një kallëzim apo procedim penal.

“Pas verifikimeve të kryera në Regjistrin e Kallëzimeve Penale dhe Regjistrin e Protokollit në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk rezulton asnjë material kallëzues apo procedim penal në ngarkim të shtetasit Pandeli Majko”, thuhet në reagimin e SPAK.

Kujtojmë se disa ditë më parë ish-kryeministri Berisha tha se Pandeli Majko në postin e drejtuesit politik për qarkun e Kukësit, është përgjuar nga SHISH në lidhje me pazaret që ka bërë me kriminelë e banda kriminale për shitblerje votash në favor të Partisë Socialiste.

“Pandeli Majko, është kriminel i madh elektoral në Kukës. Është i regjistruar në tavolinë, regjistrues i vendosur me vendim gjykate, jo për Pandeli Majkon për trafikantë armësh e droge. Aty shkon dhe bie Pandeli, dosja është tek ata dhe tek unë. Shkon Pandeliu me Çelën, dhe drejtorin e OSSH të Kukësit. I thotë ‘ti në Has do të kërkosh kaq shtylla centrifugale, ato kushtonin nja 40-60 mijë euro, por do të faturohen 800 mijë euro, nga të cilat 300 mijë do ti dërgohen Tropojës për vota, 200 në Durrës, të tjerat në Kukës. Oficeri që ishte në detyrë për të hedhur në qark trafikantët habitet.

Përveç kësaj në bisedë, përfaqësuesit e Has kërkojnë armë sepse thonë Miftar Dautin nuk e mundim dot. Kërkuan armë, ky oficer e merr regjistrimin, përgatit dosjen dhe e dorëzon në SPAK, dokument zyrtar”, tha Berisha disa ditë më parë.

Sakaq i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Majkos i cili hodhi poshtë akuzat e Berishës. Ndër të tjera ai u shpreh i gatshëm që të heqë dorë nga imuniteti qëllim hetimin e çështjes së ngritur pas akuzave të Berishës.

 “Sot, në takim me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali!…

I kërkova që brenda protokolleve në fuqi, ti kërkohej Shërbimit Informativ Kombëtar informacion me shkrim, lidhur me aludimet për fshehje informacioni të deklaruar dje në publik nga Sali Berisha!

Kam vendosur që të dorëzoj çdo imunitet parlamentar i cili mund të jenë i nevojshëm për hetimin e çështjes së ngritur për emrin tim në deklarimet publike të Sali Berishës”, shkruante Majko ditë më parë ku dhe zbuloi detaje nga takimi me kryetaren e Kuvendit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese