Deputeti socialist Erjon Braçe dhe kreu i lëvizjes "Shqipëria Bëhet" Adriatik Lapaj kanë shkëmbyer akuza teksa janë përfshirë në një përplasje në rrjetet sociale. Braçe ka shpërthyer ndaj Lapajt, pas disa akuzave të këtij të fundit, për aktivistët socialistë në Divjakë.
Replikat mes deputeti socialist Erion Braçe dhe kreut të lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj kanë vazhduar sërish, me një gjuhë fyese dhe ofenduese ndaj njëri-tjetrit.
Braçe ditën e djeshme ka shpërthyer ndaj Lapajt, pas disa akuzave të këtij të fundit, për sekretarin e PS në Divjatë, Fatjon Lena. Braçe e cilësoi Lapajn si “fashist i vogël i Sali Berishës, prezervativi me të cilin Berisha mendon të mashtrojë dhe pallojë atë pjesën gri të popullsisë”, ndërsa e kërcënon që të jetë hera e fundit që bën presion ndryshe do merret me vetë Braçen.
“Lapaj ka replikuar ditën e sotme ku ngre pyetjen se çfarë do të ndodhë nëse vazhdon edhe flet? A është kërcënim nga ana e Braçes.
“Çfarë ka pas fjalës zoti Braçe? Do më rrihni? Do më sajoni linçime si komunistët sikur të dënuarve politikë? Do më vrasësh z.Braçe? Fol!” – një pjesë e reagimit të Lapajt.
Reagimi i plotë i Erjon Braçes:
“Më dëgjo mua ti fshiast i vogël i Sali Berishës, prezervativi me të cilin Berisha mendon të mashtrojë dhe pallojë atë pjesën gri të popullsisë.
Fatjon Lena nuk ka qenë dhe nuk është zëvendësministër dhe nuk do jetë. Lista e zëvendësministrave është publike, ti gënjen siçe bën për ditë. Fatos Lena është 34 vjeç dhe nuk ka punuar kurrë në administratë.
Nuk ka firmosur kurrë në bolderot e shtetit. Janë publike. Sa gënjeshtar je. Fatjon Lena është nga Divjaka, socialist që nuk ka përfituar asgjë nga PS. Ndër më të mirët nga ne, sekretar i PS dhe bën një punë fantastike për PS.
Me anëtarët e PS kudo që ai është, punon në zyrë dhe në arrat, serat.
Ty rtë shoqërojnë ata që të, gëlojnë para të ndyra trafiqesh, parat që të rethojnë ty. “