Hapësire reklamuese

Politikë

E PAZAKONTË për ditë të enjte! Zhvillime në Bashkinë e Tiranës, kryeministri Edi Rama do të mbledhë drejtorët

Shkruar nga Newsbomb
E PAZAKONTË për ditë të enjte! Zhvillime në
Foto arkiv/Kryeministri Edi Rama ne Bashkine e Tiranes

Zhvillime të “furishme” po ndodhin së fundmi në kryeqendrën e Shqipërisë. Emërime e shkarkime në të njëjtën kohë kanë ardhur nga Bashkia e Tiranës. Përpos lëvizjeve që janë bërë së fundmi në këtë institucion dhe “urdhrave” që kryeministri Edi Rama ka dhënë, të tjera detaje janë zbuluar.

Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se në orën 15:00 kryeministri Rama pritet të mbledhë të gjithë drejtorët e Bashkisë së Tiranës, një mbledhje e pazakontë kjo për ditë të enjte. Ndërkohë, që mëngjesin e ditës së sotme, kryeministri zhvilloi dhe një takim me qeverinë.

Se për çfarë do të diskutohet në këtë mbledhje që kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama do të zhvillojë me drejtorët e Bashkisë së Tiranës nuk  ka më tepër informacione.

Ndërkohë, që na lejoni të sjellim dhe njëherë në vëmendje emërimet e shkarkimet që janë bërë së fundmi në këtë institucion. Ashtu sikurse raportuam dhe më herët pas shkarkimit të Anuela Ristanit nga posti i përkohshëm i kryetares dhe emërimi i Sara Goxhajt në këtë detyrë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, erdhi dhe “zemërimi” i kryeministrit Rama.

Sipas asaj që Vox News tha kreu i qeverisë “zbarkoi” mbrëmjen e së mërkurës në Bashkinë e Tiranës ku dhe u tha se urdhëroi protokollin të zhbëjë vendimin e Veliajt për emërimin përkohësisht të Sara Goxhajt në pozicionin e kryetares së këtij institucioni.

Madje policia bashkiake “u detyrua” që të ndahej në dy pjesë. Disa që po zbatonin urdhrin për mos lejimin në Bashkinë e Tiranës të Sara Goxhajt, por edhe të Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë, Alban Dokushit, pasi dhe për këtë të fundit ka pasur një urdhër shkarkimi. E disa të tjerë duke mos lejuar futjen në ambientet e këtij institucioni të Ristanit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese