Tensione të forta janë regjistruar këtë të enjte në sallën e Kuvendit. Ka qenë deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani i cili ka “shpërthyer” ndaj kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit pasi kjo e fundit i dha fjalën Niko Peleshit.
Dogjani pretendon se Spiropali është duke shkelur rregulloren dhe për këtë arsye ai ka insistuar duke mos lënë deputetin socialist të mbajë fjalën e tij në Kuvend. Madje, demokrati ka shtyrë dhe gardsitët të cilët u vendosën "zinxhirr" para foltores.
“E paftë”, iu drejtua Dogjani-Spiropalit, teksa kjo e fundit i kërkoi deputetit demokrat që të largohet nga Foltorja dhe i komunikoi atij masën e vërrejtjes.
“Uluni në vend, ke vërrejetje. Ulu në vend dhe mos blloko foltoren. Fjalën e ka Peleshi”, tha Spiropali.
Pas “heqjes së fjalës” Dogjani gjeti një tjetër mënyrë për t’ iu drejtuar shqiptarëve dhe për të thënë atë çfarë ai dëshironte të thoshte në foltore.
Deputeti demokrat u fut “live” në plaformën e tij “Facebook”, mënyrë kjo e cila aplikohet shpesh herë nga deputetët e opozitës.