Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn takon Nasip Naçon, zbardhen diskutimet

Shkruar nga Newsbomb
E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn takon Nasip Naçon,
Ferdinand Xhaferaj, Nancy VanHorn, Nasip Naço

Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Nasip Naço dhe Zv Kryetari i këtij komisioni, Ferdinand Xhaferaj, kanë pritur në një takim në ambientet e Kryesisë së Kuvendit të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Amerikane, Nancy VanHorn.

Gjatë këtij takimi diskutimet janë përqëndruar kryesisht mbi çështjet e rendit dhe sigurisë, mbrotjen si dhe prioritetet e komisionit mbi legjislaturën.

Nasip Naço teksa pasqyron veprimtarinë intensive të komisionit, ai vlerëson mbështetjen që Ambasada Amerikane i ka dhënë Komisionit për Sigurinë Kombëtare gjatë procesit legjislativ nëpërmjet programit ICITAP (Programi Ndërkombëtar i Asistendës së Trajnimit të Hetimeve Kriminale).

Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, z. Nasip Naço dhe Zëvendëskryetari i këtij komisioni z. Ferdinand Xhaferaj, zhvilluan në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit një takim me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Amerikane, znj. Nancy VanHorn.

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi situatën aktuale në kuadër të mbrojtjes, rendit dhe sigurisë si dhe mbi sfidat dhe prioritetet e komisionit për pjesën e mbetur të legjislaturës.

Kryetari i komisionit z. Naço, pasi bëri një pasqyrim të detajuar të veprimtarisë intensive të komisionit si në aspektin legjislativ dhe në atë të kontrollit parlamentar, vuri theksin në mbështetjen e vazhdushme që Ambasada Amerikane i ka dhënë Komisionit për Sigurinë Kombëtare gjatë procesit legjislativ, nëpërmjet programit ICITAP.

Zëvendëskryetari i Komisionit, z. Xhaferaj, theksoi rëndësinë që ka debati parlamentar dhe sidomos funksioni mbikqyrës ndaj ekzekutivit dhe kërkoi vazhdimin e mbëshetjes së Ambasadës ndaj komisionit edhe në këtë drejtim, si dhe nevojën e miratimit të një ligji të ri për Shërbimin Informativ i cili duhet të kalojë nëpërmjet një faze të gjerë konsultimesh.

E ngarkuara me Punë e Ambasadës Amerikane, znj. VanHorn, vlërësoi punën e bërë nga komisioni si dhe drejtimin e tij gjatë kësaj legjislature si dhe ofroi gatishmërinë e Ambasadës Amerikane për të vazhduar ofrimin e asistencës dhe ekspertizës ndaj komisionit gjatë procesit legjisltativ.’’

E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn takon Nasip Naçon,

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese