Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar për atë çfarë ndodhi dy me radhë në Komisionit Hetimor për Shëndetësinë. Beqaj i cili qëndroi deri në orën 02:20 të mëngjesit të sotëm në pritje për të dëshmuar, ka reaguar nga qelia duke thënë se për dy ditë më radhë është përballur me fyerje dhe tallje teksa priste të dëshmonte.
Në reagimin e ish-ministri Beqaj mohon të ketë kërcënuar deputetetët e opozitës, konkretisht deputeten Ina Zhupa, teksa thekson se pa çka se është i paraburgosur nuk do të lejojë që të nëpërkëmbet dinjiteti i tij.
“Sipas Kodit te Procedures Penale edhe per nje paraburgosur ne rast marrje ne pyetje apo procesi gjyqesor qendrimi nuk varet nga orari i lejes por kohezgjatja e seances perkatese. Kam hyre ne sallen e mbledhjes vetem nje hap nga dera dhe kam shprehur haptazi revolten time per talljen deri ne kufijte e tortures qe behej prej me shume se 14 oresh. Nuk kam kercenuar apo fyer askend.
I kam treguar i revoltuar deputetes Zhupa se jam aty ne pritje prej ores 10.30. Edhe nese jam i paraburgosur nuk pranoj te me fyejne dhe te me marrin neper kembe. Kete e refuzoj, e kundershtoj dhe do te vazhdoj ta kundershtoj. Ne 8 muaj hetime te komisionit, te gjithe deshmitaret kane provuar qe dy koncensionet objekt hetimi jane histori suksesi. Deshtimin politik deputetet e opozites nuk i lejoj ta percjellin ne neperkembje te dinjitetit tim", thotë Beqaj në reagimin e tij përcjellë nga avokati.
Komisioni Hetimor i Shëndetësisë zgjati deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku debatet mes deputetëve të opozitën dhe mazhorancës vijuan pa ndalim.
Në një moment të mbledhjes Ilir Beqaj i cili prej orësh ishte duke pritur në korridoret e Kuvendit për të dëshmuar u fut në sallë dhe debatoi me demokratët, kryesisht me Ina Zhupën. Kjo e fundit iu drejtua Beqajt duke i thënë që “Kush je ti që na kërcënon”, ndërkohë kryetarja e këtij Komisionit, Albana Vokshi kërkoi që Beqaj të dërgohej në qeli.
Reagimi i plotë i Ilir Beqajt nga qelia:
“Prej mars 2024 kur është miratuar ngritja e komisionit hetimor parlamentar per koncensionet ne shendetesi, nga deputetet nismetare jam perballur me akuza, fyerje si hajdut, kriminel etj. Kam pritur ne heshtje diten e perballjes ne Komision. Diten e marte jam paraqitur ne oren 10 dhe deri ne oren 19.30 jam penguar te jap deshmine. Eshte penguar te flase edhe avokati im.
Diten e merkure jam paraqitur ne oren 10.30 sipas njoftimit dhe kam pritur deri ne oren 01.40 te dites se enjte. Edhe ne mbledhjet e ketyre dy diteve qe jane publike, me ze dhe figure, jam perballur me akuzat, talljet e fyerjet nga Vokshi, Zhupa, Koreshi dhe Hoti.
Ne ate ore te nates, duke qendruar prane salles se mbledhjes ne pritje per te deshmuar dhe duke ndjekur punimet e komisionit, kam degjuar deputeten Zhupa qe sikur une te isha send kerkonte qe meqe kishte kaluar ora 24 e dates 13 nentor te kthehesha ne qeli pasi sipas saj kjo ishte leja e dhene nga Drejtoria e Burgjeve.
Sipas Kodit te Procedures Penale edhe per nje paraburgosur ne rast marrje ne pyetje apo procesi gjyqesor qendrimi nuk varet nga orari i lejes por kohezgjatja e seances perkatese. Kam hyre ne sallen e mbledhjes vetem nje hap nga dera dhe kam shprehur haptazi revolten time per talljen deri ne kufijte e tortures qe behej prej me shume se 14 oresh. Nuk kam kercenuar apo fyer askend.
I kam treguar i revoltuar deputetes Zhupa se jam aty ne pritje prej ores 10.30. Edhe nese jam i paraburgosur nuk pranoj te me fyejne dhe te me marrin neper kembe. Kete e refuzoj, e kundershtoj dhe do te vazhdoj ta kundershtoj. Ne 8 muaj hetime te komisionit, te gjithe deshmitaret kane provuar qe dy koncensionet objekt hetimi jane histori suksesi. Deshtimin politik deputetet e opozites nuk i lejoj ta percjellin ne neperkembje te dinjitetit tim".