Hapësire reklamuese

Politikë

E kthyen protestën në “ring boksi”, Erion Braçe tallet me Arlind Qorin dhe Adriatik Lapajn: Fjalën e ka Qaniu!

Shkruar nga Newsbomb
E kthyen protestën në “ring boksi”, Erion Braçe
Arlind Qori-Adriatik Lapaj dhe Erion Brace

Protesta e së hënës pasdite ishte planifikuar të ishte një protestë ku supozohej se do të kërkohej një shtet i drejtë e ligjor, e përfundoi duke u kthyer në një “ring boksi” mes dy partive të vogla, të Arlind Qorit dhe asaj të Adriatik Lapajt.

Ky i fundit u përzu nga aktivistët e Qorit duke mos e lejuar që të marrë fjalën gjatë protestës së zhvilluar para ambienteve të Ministrisë së Drejtësisë. Madje, madje mbështetësit e “Lëvizjes Bashkë” u përplasën me ata të “Shqipërisë Bëhet”, duke kërkuar kështu edhe ndihmën e policisë.

E kjo panoramë aspak e këndshme e cila u përshfaq nga dy aktivistë të cilët brohorasin me të madhe për drejtësi e rregullsi, nuk ka kaluar pa u komentuar as nga deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe.

Në llogarinë e tij në “Instagram”, Braçe ka postuar një nga sekuencat e shkëputura nga përplasja, ku Lapaj shihet me megafon teksa përpiqet të flasë, e nga ana tjetër mbështetësit e Qorit kërkojnë ndihmën e policisë.

Krah vidos Braçe me nota humori shkruan : “Ka rradhë. Fjalën e ka Qaniu!”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese