
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka bërë një reagim reflektues në lidhje me rrugëtimin e tij në politikë. Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, Braçe ka publikuar disa pamje që nga viti 1992. Socialisti ka theksuar se gjithçka do të përfundojë ashtu siç ka filluar, si një socialist i zakonshëm.
Teksa kujton fillimet, atëherë kur as nuk e kishte menduar përfshirjen e tij në politikë, Braçe shprehet se ka zgjedhur të jetë pjesë e një minorance të majtë që luftonte për të drejtat e qytetarëve dhe kundër një fryme mbytëse dhe të dhunshme që ndodhej në shoqëri. Braçe ka theksuar se nuk është dorëzuar në asnjë moment, duke kaluar çdo sfidë, ndërsa kujton momentet e vështira dhe kërcënimet me të cilat është përballur gjatë angazhimit të tij.
Deputeti shpreh mirënjohjen e tij për çdo socialist që ka luftuar e sakrifikuar për një shoqëri dhe të ardhme më të mirë. Ndërsa në fund të postimit, Braçe ka vënë theksin në rëndësinë e rujatjes së vlerave të majta, teksa apelon për kujdes ndaj atyre që kërkojnë të udhëheqin pa ide dhe meritë
'UNE E KAM NISUR KESHTU, ME 15 JANAR 1992; KESHTU DO E MBYLL,SI SOCIALIST I ZAKONSHEM! Nuk ishte heroizem, as nuk eshte; E bene mijera atehere, jane qindra mije sot te tille! As nuk mendova atehere se do merresha me politike e do beja kariere te tille, politike; Me acaronte fryma mbytese-e dhunshme, ndaj njerezve qe thjesht PO ZGJIDHNIN, ndaj minorances se MAJTE, njerezve ne te drejten e tyre ne sistemin qe po lindte si garantues edhe i tyre, deformimi i tmerrshem qe po ndodhte, dhe ZGJODHA TE JEM ME KETE MINORANCE; brenda saj te jem I MAJTE!
Nuk di ne ja kam dale; Por di te them qe nuk jam dorezuar. I kam kaluar te gjitha, nga plumbat tre gisht mbi koke e nga tre metra perballe deri tek vleresimi i jashtezakonshem per te drejtuar ne kete vend; Nga fillimi ne fund ka qindra mijera te tjere qe kane vuajtur si une, kane gezuar po aq, por ka edhe mijera te tjere nder ta qe nuk jane vleresuar, jane harruar edhe pse jane si ne, kane bere beteja te verteta ne gjithe keto vite!
Sot e cdo dite, UNE I JAM MIRENJOHES CDO SOCIALISTI TE TILLE; pa ta ky vend do te ishte i tmerrshem, vecanerisht ne ate fillim! Gezuar atyre qe ishin e jane!Gezuar ketyre qe kane ardhur, qe do vijne e qe duan ta nisin thjeshte si TE MAJTE; Jo si qenie pa forme, pa ide e pa ditur hic sec jane, por me arrogancen natyrale te nje zyre te larte, te pamerituar, shfaqen si shefi, si shefja, si zoti qe sheh nga larte poshte njerez qe bejne beteja te perditshme si socialiste te zakonshem!'