Kryeministri i vendit Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë zyrtare në Prishtinë, me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës. Mirëpo, nuk kishte si të shpëtonte indiferentizmi i Albin Kurtit, duke konfirmuar një tjetër ftohje të marrëdhënieve mes Ramës dhe kryeministrit të Kosovës.
Gjatë konferencën për shtyp me kryekomunarin e Prishtinës, Përparim Rama, kreu i qeverisë shqiptarë është “prekur në plagë” pasi u pyet për raportet me “vëllanë e vogël”, duke nënkuptuar Kurtin. Sakaq, Rama ka devijuar pyetjen me shumë finesë dhe i tha gazetares se vëllanë e vogël e ka në Tiranë, drejtor të klubit Partizani.
Pjesë nga konferenca e Ramës
Pyetje: A mendoni se ka liderë unifikues në Kosovë që të kishte sërish një ekip uniteti? A keni ndonjë porosi për vëllain e vogël, i cili është hera e dytë që nuk ju pret?
Edi Rama: Vëllain e vogël e kam në Tiranë, është drejtor i klubit të Partizanit.
Pyetje: A janë prishur aq keq raportet saqë të mos e quani më vëlla?
Edi Rama: Jo, sepse ma bëtë pyetjen me shpresën se do të më fusnit në kurth, por jam mësuar me këto kurthet.
Pyetje: A mendoni se ka liderë unifkues?
Edi Rama: Nuk është çështje personazhi, por qasje, e ndarjes dhe e interesit kombëtar nga interesat partiake dhe nga interesat e brendshme politike. Interesi kombëtar është ai që përcakton politikën e jashtme dhe përcakton dhe se si të tjerët na shohin, Ibrahim Rugova krijoi aleatët dhe miqtë e Kosovës dhe po ashtu janë shembull i zakonshëm me ekipin e unitetit. Politika e jashtme duhet të na përfaqësojë të gjithëve dhe sidomos në raste ku duhen bërë zgjedhje të caktuara në raport me të tretët, e rëndësishme të jenë të mbrojtura nga arsyeja e pasionit të luftës së brendshme.