Hapësire reklamuese

Politikë

"E dua Giorgion, por më shumë dua të vërtetën", Rama njofton intervistën për Rai 3: Sot ballafaqojmë faktet!

Shkruar nga Newsbomb
"E dua Giorgion, por më shumë dua të
Edi Rama me gazetarin italian

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se mbrëmje ne sotme në emisionin “Report” në Rai 3 do të transmetohet episodi i dytë i dokumentarit për Shqipërinë, ku pjesë e të cilit do të jetë edhe vetë ai.

Vetë kreu i qeverisë shqiptare në llogarinë e tij në “Facebook” ka publikuar një foto me gazetarin italian Giorgio Mottola, ku shihen të përqafuar e duke qeshur. Rama bën me dije se gjatë kësaj interviste në emisionin Report do të ballafaqohen faktet, teksa thekson se nuk do të ndërhyjë në skenarin e emisionit dhe montimin e saj.

Kujtojmë se ky do të jetë episodi i dytë për Shqipërinë i emicionit investigativ “Report” në Rai 3. Sipas kreut të qeverisë shqiptare episodi i parë përzieu në të njëjtin kazan prodhimet e sherrit politik italian mbi marrëveshjen Itali-Shqipëri me llumin e eksportuar nga kanalet e ujërave të zeza politike e mediatike në Tiranë.

“Drejtori i programit “Report” iu përgjigj pozitivisht ftesës sime publike drejtuar atij personalisht, për të ballafaquar faktet në sytë e audiencës së RAI3. Ramë dakord, që përveç copave të intervistës së bërë në zyrën time, të cilat ata do t’i marrin e do t’i presin dhe qepin sipas skenarit të tyre (me qëllimin lehtësisht të lexueshëm të vazhdimit të përzierjes në të njëjtin kazan të sherrnajës politike italiane me llumin e eksportuar nga Tirana) intervista e pacensuruar do të publikohet e plotë njëkohësisht në rrjetet sociale të Report, si edhe këtu në këtë faqe”, njofton Rama.

Postimi i plotë i Ramës:

“VOGLIO BENE A GIORGIO MA VOGLIO DI PIU A LA VERITA”*

SONTE 20:00

“RAI3 Report” bëri para disa javësh një reportazh ku përzieu në të njëjtin kazan prodhimet e sherrit politik italian mbi marrëveshjen Itali-Shqipëri për qendrën e pritjes së tremijë migrantëve në Shëngjin, me llumin e eksportuar nga kanalet e ujërave të zeza politike e mediatike të Tiranës,  duke cënuar imazhin e Shqipërisë dhe dinjitetin e shqiptarëve. Dihet “lufta” që pasoi e që u bë temë e mediave italiane pas kundërvënies sime ndaj asaj llumnaje.

Drejtori i programit “Report” iu përgjigj pozitivisht ftesës sime publike drejtuar atij personalisht, për të ballafaquar faktet në sytë e audiencës së RAI3. Ramë dakord, që përveç copave të intervistës së bërë në zyrën time, të cilat ata do t’i marrin e do t’i presin dhe qepin sipas skenarit të tyre (me qëllimin lehtësisht të lexueshëm të vazhdimit të përzierjes në të njëjtin kazan të sherrnajës politike italiane me llumin e eksportuar nga Tirana) intervista e pacensuruar do të publikohet e plotë njëkohësisht në rrjetet sociale të Report, si edhe këtu në këtë faqe.

Sonte në mbrëmje shikoni, dëgjoni e gjykoni vetë, unë s’po bëj asnjë koment. Nesër flasim, këtu jemi prapë????

*Kujdes e kam fjalën për Giorgio-n, gazetarin në foto, jo për Giorgia-n, shënjestrën kryesore të “RAI3 Report”????????‍♂️

 

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese