Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

E BUJSHME/ Belind Këlliçi bën deklaratën e fortë: Arben Ahmetaj ka ftuar në Zvicër Erion Veliajn, i ka thënë të bëhet “pentito”

Shkruar nga Newsbomb
E BUJSHME/ Belind Këlliçi bën deklaratën e fortë:
Belind Këlliçi

Opozita është mbedhur përsëri para Bashkisë së Tiranës duke kërkuar largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Mirëpo, gjatë fjalës së Belind Këlliçit, para protestuesve ka bërë një deklaratë të fortë.

Me bindje të plotë ai deklaroi se ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj i ka bërë ftesë Erion Veliaj që t’i bashkohet atij në Zvicër dhe të bëhet  “pentito” i drejtësisë. Po ashtu ai deklaroi se qytetarët kanë parë kryebashkiakun duke u larguar nga vendi sot në 4 të mëngjesit.

“Ne sot që po flasim, në orën 4 të mëngjesit qyetarët e kanë parë Erion Veliaj duke u larguar nga vendi. Kjo pasi ka një debat të egër ditët e fundit, midis SPAK-ut, Ramës dhe Erion Veliajt. Nga njëra anë Rama ka dhënë urdhër që të bllokohet pasaporta e Erion Veliajt, pasi nuk do që ta spiunojë nëpër kancelaritë europiane. Nga ana tjetër, është Arben Ahmetaj që i bën ftesë Erion Veliajt që të shkojë të bëhet "pentito" dhe të flasë njëlloj si ai. Prandaj ne nuk tërhiqemi,” tha Belind Këlliçi.

Kujtojmë se Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me inceneratorët. Atij me herët i janë sekuestruar 4 apartamente, si dhe dy llogari bankare të cilat arrijnë vlerën 124.300 Euro.

Pasuri të cilën dyshohet se e ka përfituar falë marrëdhënies me pronarët e inceneratorëve Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, që ndodhen gjithashtu po ashtu në kërkim. Ish-numri dy i qeverisë ndodhet prej muajsh në kërkim ndërkombëtar për inceneratorin e Elbasanit dhe pasurinë e pajustifikuar.

Ndërsa Erion Veliaj ndodhet në telashe që kur SPAK "boashtisi" zyrat e Bashkisë së Tiranës, dhe disa drejtorë të tij.  Konkretisht u dha masa “Arrest me burg” për shtetasit Mariglen Qato, R.M., dhe Taulant Tusha, si dhe masa e sigurisë "Detyrim paraqitje" për shtetasit Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Eglantina Zere dhe Deborah Keçi.

Drejtorët e Bashkisë së Tiranës akuzohen se janë pronarët e vërtetë të shoqërisë tregtare “Igor Elektrik” sh.p.k e njëjtë me “V.A.S Konstruksion” sh.p.k e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, dhe kanë fituar disa tendera në vlerë miliarda lekë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed