![E akuzon se ulja e çmimit të energjisë është për](https://cdnimpuls.com/newsbomb.al/media3/-900-0-1736361041xtt-sd-347.webp)
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’i përgjigjet një komentuesi në Facebook, pas lajmit mbi uljen e çmimit të energjisë elektrike.
Ndër komentet pozitive që falenderojnë kreun e qeverisë, ka dhe komente si më poshtë të cilët e akuzojnë për propogandë dhe se çdo gjë po e bën për fushatën elektrorale.
“E para ne nuk e kemi ngritur asnjëherë çmimin, e kemi mbajtur një dekadë resht çmimin fiks 9.5 lekë, që ishte më i ulët se cmimi që gjetëm kur erdhëm në detyrë. E dyta çmimi jo vetëm që nuk është ulur në gjithë botën por është rritur pas agresionit rus. Kjo e jona është ulja e vetme në rajon të paktën që nga nisja e luftës në Ukrainë.
Kush thotë që është ulje elektorale duhet të më gjejë një veprim të kësaj natyre me karakter elektoral, që të mund të kem bërë për vota kundër logjikës ekonomike financiare të vendit, ose një rast kur një masë pozitive që kemi marrë para një procesi zgjedhor, ta kemi hequr?
Nuk ka, mos kërkoni kot se nuk ka ndodhur.
Dhe mos harroni dhe një gjë, kur unë nuk i kam bërë këto më parë kur kisha dhe të tjerë në prehër, do t’i bëj në prag të zgjedhjeve që do marrim fitoren e 10-të radhazi që do ketë notën dhjetë për nga thellësia e rezultatit dhe diferenca me kundërshtarët.
Llafet i merr era, për mua rëndësi ka fakti që që nga muaji shkurt mbi 1 mln konsumatorë familjarë do të paguajnë më pak dhe pensionistët do të një pension minimal plus nga kjo ulje e çmimit”, u shpreh Rama.