Partia e Lirisë do t’i bashkohet protestës së thirrur ditën e sotme nga Partia Demokratike. Teksa pritet që mosbindja civile të nisë në orën 17.00, Partia e Lirisë ka bërë me dije se si do të shpërndahen degët e partisë në rrethrrotullimet e vendit.
Ata do jenë të shpërndarë nëpër Tiranë duke bllokuar qarkullimin në disa pika.
Kujtojmë që edhe pse presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndodhet në qeli, anëtarëte tjerë vijojnë aktivitetin politik dhe aksionet e përbashkëta opozitare.
Ndarja e degëve të PL-së sipas segmenteve është si më poshtë:
- Segmenti “Casa Italia - Sheshi Shqiponja”: (Degët e Tiranës dhe Qarkut Dibër)
- Rrethrrotullimi Milot:
(Degët e Qarkut Kukës, Shkodër dhe Lezhë)
- Rrethrrotullimi Shkozet:
(Degët e Qarkut Durrës)
- Rrethrrotullimi Bradashesh:
(Degët e Qarkut Elbasan dhe Korçë)
- Rrethrrotullimi Rrogozhinë:
(Dega Kavajë, Rrogozhinë, Lushnje dhe Divjakë)
- Rrethrrotullimi Levan:
(Degët e Qarqeve Fier, Vlorë, Berat dhe Gjirokastër)