Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për mediat, i ka bërë thirrje kreut të SPAK, Altin Dumanit, që t’ i sekuestrojë pasuritë, florinjtë dhe fabrikat dhe t’ ia çojë shqiptarëve.
Ish-presidenti tha se ai ka vetëm një pjesë të shtëpisë në Pazarin e Ri dhe se atë do t’ia lërë motrës së tij. Ndër të tjera, u shpreh se kryeprokurori është shndërruar në nëj vegël të Edi Ramës qëllim që të shkatërrojnë pluralizmin politik.
"Dumdumani florinjtë e mi, fabrikat e mia t’i marrë, t’i sekuestrojë dhe t’ia çojë shqiptarëve. Nuk kam asnjë merak. Kam ¼ e shtëpisë te Pazari i Ri që do t’ia jap motrës së mrekullueshme që kam. Kam dhe një motër që ma ka falur zoti, se po më kujdeset për prindërit e mi. Këtu e vë krevatin te selia.
Shkon më atë çantë që të marri Partinë e Lirisë e ta çoj Edi Ramës… Por që të marrë PL dhe t’ia çojë Edi Ramës, atë le ta shikojë Dumdumani dhe kushdo tjetër. Dumdumani është palaço, është shndërruar një një pistoletë të Edi Ramës për të shkatërruar pluralizmin politk. Unë ia thashë në sy, je palço”, tha Meta.