Hapësire reklamuese

Politikë

Dumani në komisionin e Ligjeve, reagon Basha: Ata që i dhanë kohë Arben Ahmetajt të largohet po marrin në pyetje SPAK-un

Shkruar nga Newsbomb
Dumani në komisionin e Ligjeve, reagon Basha: Ata që i dhanë
Lulzim Basha dhe Altin Dumani

Lulzim Basha ka komentuar raportimin e kreut të SPAK, Altin Dumani para Komsionit për Çështjet Ligjore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i PD ka ironzuar anëtarët e komisionit, të cilët sipas tij që liruan me amnisiti të korruptuarit e dënuar nga SPAK/GJKKO, ndërsa tani po marrin në pyetje SPAK-un.

Basha thotë se mazhoranca ka bllokuar nismat e tij ligjore, pasi duan t’u japin kohë “të korruptuarve siç bënë me Arben Ahmetajn”.

Ata që liruan me amnisiti të korruptuarit e dënuar nga SPAK/GJKKO po marrin në pyetje SPAK-un. Nuk bëjnë asgjë për të ndihmuar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Përkundrazi, mbajnë bllokuar nismat ligjore të PD-së për t'i ardhur në ndihmë SPAK-ut dhe BKH-së.

Bëjnë sikur kërkojnë shpejtësi hetimi për korrupsionin nga SPAK-u, por fusin kokat poshtë tavolinave për nismën e PD-së për heqjen e imunitetit. Sepse duan t'u japin kohë të largohen të korruptuarve siç bënë me Arben Ahmetajn.

PD-ja qëndron e vendosur në mbështetje të SPAK-ut dhe BKH-së nëpërmjet propozimeve dhe amendamenteve të saj. Vetëm kështu do dalë në shesh e vërteta e atyre që duan vërtet drejtësi dhe hipokritëve të politikës 34-vjeçare që fshihen pas gishtit dhe në momentin e parë bëjnë gjithçka për ta sabotuar punën e drejtësisë,” shkruan Basha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese