Hapësire reklamuese

Politikë

“Duke ndjekur përgatitjet për fitoren e 10-të radhazi”, Rama zbulon skenën e fushatës: Së shpejti Shqipëria2030

Shkruar nga Newsbomb
“Duke ndjekur përgatitjet për fitoren e 10-të
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë në Facebook pamje nga ambienti ku do të prezantojë programin dhe arritjet e qeverisë së tij.

Një nga temat kryesore që ai thekson është sektori i energjisë, ku paraqet të dhëna që ilustrojnë ndryshimet në prodhimin e energjisë që nga viti 2013, ku sipas tij, kjo ka qenë një periudhë e rëndësishme transformimi për këtë sektor.

Gjithashtu, në video ka përmendur një skemë mashtrimi të zbuluar në kohën e qeverisë Berisha, ku një kompani ka kryer vjedhje të TVSH-së përmes pagesës së energjisë, duke theksuar se ky krim ka mbetur pa u ndëshkuar, ashtu si disa të tjerë që, sipas tij, janë të mëdhenj dhe kërkojnë ndëshkim.

Duke e lidhur këtë temë me ngjarje të mëdha të historisë politike të Shqipërisë, si 21 Janari dhe "Gërdeci", kryeministri ka kërkuar nga gjykatat dhe prokuroria që të merren me ndëshkimin e fajtorëve për këto ngjarje të rëndësishme.

Pjesë nga fjala e tij:

Kjo anija kozmike e Covidi-t, kishte një fillim 30 sekonda të asaj kohe katër vjet më përpara kur morëm rrugën për fitoren e 8-të. Është shumë më mirë se sa të mbledhim gjithë njerëzit të vinë në një sallë të madhe. Bëjmë këtu këtë dhe pastaj ndajmë këto kapitujt e programit në territor. Duhet dhe një qartësi e siglës. I janë dhënë 4 kapacitet tona prodhuese një privati në 2013 për të vjedhur nga TVSH, krim vepër kriminale por e pa hetuar, si shumë të tjera, që janë të mëdha po të mëdha fare dhe të pandëshkuara.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese