Hapësire reklamuese

Politikë

“Duhet të kërkojë fajle”, Spiropali-Berishës: Për çdo gjë që ndodh në faqen e dheut fajëson Ramën

Shkruar nga Newsbomb
“Duhet të kërkojë fajle”, Spiropali-Berishës:
Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali

Mbi akuzat e Berishës dhe deputetëve mbështetës së tij për dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesi si të urdhëruar nga Edi Rama dhe zbatuar nga ministri Balla, ka reaguar edhe ministrja e shtetit Elisa Spiropali.

E revoltuar Spiropali tha se për çdo gjë që ndodh në faqen e dheut, Berisha me opozitën akuzojnë kreun e qeverisë Edi Rama, por kur del e vërteta nuk kanë as decensën minimale të kërkojnë falje.

Jeni po ju që akuzoni me të parën kundërshtarin tuaj politik, në këtë rast Edi Ramën, për çdo gjë që ndodh në faqen e dheut, siç ishte dje rasti me Sokol Mëngjesin që u godit në mënyrë kriminale nga autorë të identifikuar nga policia tashmë dhe dua ta falënderoj Policinë për këtë. 

Ju para se të prisnit, të duronit, të dëgjonit, të prisnit hetimet nga polici apo të tjerët, ju shpallët fajtorin që është gjithmonë Edi Rama dhe sot jo ju, por ata që e shpallën nga balloni ose poshtë, nuk kanë as decensën minimale të kërkojnë falje, siç nuk kanë kërkuar falje asnjëherë për akuzat që u kanë bërë kundërshtarëve të tyre. Shërim të shpejt zotit Mëngjesi dhe lutemi për të”,- tha Spiropali në Kuvend. 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese