
Tensione ka pasur brenda në sallën, ku po mbahet takimi mes shqiptarëve të Italisë dhe kryeministrit Edi Rama.
E teksa Rama mbante fjalën, disa aktivistë kanë hapur një banderolë, ku shkruhej: “dua të votoj 2025”.
Kjo ka sjellë edhe përplasje mes të pranishmëve dhe aktivistëve. Emigrantët kanë mundur që të nxjerrin nga salla aktivistët, të cilët kërkojnë që të jenë pjesë e votimeve për vitin 2025.
“Sot organizuam aksionin e radhës gjatë takimit të Ramës me diasporën në Itali. Nxorëm banderolën #duatevotoj2025, por u nxorëm me forcë nga disa njerëz aty”, thuhet në një njoftim.
Burime për media bëjnë me dije se aktivistët në sallë kanë qenë po ata që u futën në Kuvend, ku hapën banderolën e ku kërkuan që edhe diaspora të votojë.