Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Drejtorët e Bashkisë së Tiranës në burg, Këlliçi: SPAK të hetojë edhe pjesën tjetër

Shkruar nga Newsbomb
Drejtorët e Bashkisë së Tiranës në burg,
Belind Kellici

Ish-deputeti dhe ish-kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliç, i ka kërkuar përsëri Prokurorisë së Posaçme që të dërgojë para drejtësisë vartësit e korruptuar të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës.

Përmes një deklarate për shtyp, politikani i ka bërë thirrje SPAK që të hetojë dhe pjesën tjetër, përveç drejtorëve të arrestuar deri më tani në kuadër të hetimeve për atë që njihet si dosja “5D”.

“Sa i përket hetimeve të SPAK-ut, arrestimet e 5 drejtorëve të deritanishëm nuk janë drejtësi e plotë, nëse nuk do të ndiqen paratë, nëse nuk sekuestrohen asetet e këtyre individëve dhe kompanive të lidhura me ta, duke i kthyer përfundimisht të gjitha paratë e vjedhura prej tyre në buxhetin e shtetit, në të mirë të taksapaguesve shqiptarë”, thotë Këlliçi ndër të tjera, teksa më tej thekson se vetëm një Qeveri Teknike dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme, janë e vetmja zgjidhje për ta çliruar sipas ish-deputetit vendin nga “kjo bandë e korruptuar në bashki e në çdo qelizë të qeverisë”.

DEKLARATA E PLOTË E BELIND KËLLIÇIT:

Më datë 26 Prill 2023, në cilësinë e kandidatit për Bashkinë Tiranë, kam bërë publike skemën e plotë të korrupsionit galopant në Bashkinë Tiranë përmes kompanisë 5D Konstruksion.

Vetëm një ditë më pas, më datë 27 Prill, Prokurori Klodian Braho regjistroi kallëzimin penal kryesisht për 5 drejtorët hajdutë të Erion Veliajt.

Po atë mbrëmje, të datës 27 prill 2023, Erion Veliaj sëbashku me hajdutët e tij në bashki, doli në emisionin Opinion për të shpalosur programin 4 vjeçar të vjedhjes së Tiranës 2023 -2027.

Ju ftoj të ndjekim një video të shkurtër se si i përgjigjet pronari faktik i Inceneratorit të Tiranës, pyetjes së z. Fevziu në lidhje me këtë denoncim timin:

Sqarojmë opinionin publik dhe qytetarët e Tiranës se për këtë denoncim, Mariglen Qato më bëri padi për shpifje në Gjykatën Penale Tiranë dhe nuk u paraqit kurrë në seancë, për shkak se padia i duhej vetëm Erionit për gënjeshtrën e rradhës në fushatë.

Erioni, ky idhtar i madh i drejtësisë së re, që jep leksione se drejtësia nuk bëhet më nëpër studio televizive por nga organet kompetente, bën mirë të qetësohet e të mos e harxhojë më penën duke u shkruajtur drejtorëve të tij hajdutë deklaratat e mbrojtjes, fill pasi i futi në burg për të shpëtuar lëkurën e tij.

Deklaratat patetike se drejtësia e re e hartuar nga vetë Erioni dhe Rilindja e Edi Ramës, na qënkërka shantazhuar nga unë, janë sa qesharake po aq dhe pa vlerë. Erion Veliaj bën mirë të heshtë dhe të presë arrestimin e plotë të shtabit elektoral të zgjedhjeve të 14 Majit, e në fund bën mirë që të presë me buzëqeshje deklaratën që vetë Edi Rama, shumë shpejtë do të shkruajë për të. 

Sa i përket hetimeve të SPAK-ut, arrestimet e 5 drejtorëve të deritanishëm nuk janë drejtësi e plotë, nëse nuk do të ndiqen paratë, nëse nuk sekuestrohen asetet e këtyre individëve dhe kompanive të lidhura me ta, duke i kthyer përfundimisht të gjitha paratë e vjedhura prej tyre në buxhetin e shtetit, në të mirë të taksapaguesve shqiptarë.

Partia Demokratike dhe unë personalisht, do të ndjekim zyrtarisht dhe në mënyrë ligjore hetimet jo vetëm për të arrestuarit e deritanishëm, por dhe për pjesën tjetër të bandës në Bashkinë e Tiranës si: Herion Rrapaj (i cili me bitumin e fabrikës së Bashkisë, shtroi asfaltin elektoral ndëkohë që fiktivisht bënin proçedura tenderuese me kompani private), Arben Maloku (i cili ka ngritur një skemë identike si 5D dhe ka ndërtuar 3 kate pa leje në mes të Tiranës), Ermal Kapllanaj (i cili u vu në shërbim të Inceneratorit të Tiranës duke shantazhuar të gjithë biznesin e ndërtimit), Alban Dokushin (personi përgjegjës për tjetërsimin e pronave publike, por mbi të gjitha Drejtori të cilit i kishte humbur pronësia e landfillit të Sharrës), Elton Kacidhja (drejtori i UKT që i cili i dha tenderin e matësave të ujit Klodian Zotos) dhe Elvin Tivarin (për të cilin Mirela Kumbaro firmosi statusin special për ndërtimin e hotelit 15 milionë euro në Durrës).

Të nderuar qytetarë,

Vetëm një Qeveri Teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme, janë e vetmja zgjidhje për ta çliruar vendin nga kjo bandë e korruptuar në bashki e në çdo qelizë të qeverisë.

O sot, o kurrë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese