Hapësire reklamuese

Politikë

Drejtorët e arrestuar nga SPAK, analisti: Mbrojtja e Ramës për Erion Veliaj, humbje shumë e madhe për pushtetin e tij

Shkruar nga Newsbomb
Drejtorët e arrestuar nga SPAK, analisti: Mbrojtja e Ramës për
FotoArkive: Edi Rama dhe Erion Veliaj

Ben Andoni, analist i njohur i zhvillimeve politike, thotë se mbrojtja e kryeministrit Edi Rama për Erion Veliaj është një humbje e madhe për pushtetin e tij. Sipas Andonit, mandati i socialistëve po konsumohet nga rastet e korrupsionit, siç është rasti i drejtorëve të Bashkisë së Tiranës.

"Për mua është një nga skandalet më të mëdha që s’mund të fshihet askush. Opozita po e shfrytëzon mirë për interesat e saj. Nëse në Shqipëri krijohen precedentë të tillë korrupsioni, krijohen precedentë si e si të fitosh më shumë, në një prej vendeve më të varfra në Europë, është më tepër se krim. Besoj se protesta e opozitës do vazhdojë, si mënyra më e mirë e opozitës për tu shprehur.

Unë uroj që opozita të shkojë sa më thellë në akuzat e saj. Se nëse nuk do ishin akuzat e tyre nuk do kishim përballjen me drejtësinë të drejtorëve të bashkisë.

Është një risk shumë i madh që mori zoti Rama me mbrojtjen e Veliajt, besoj se mandati i tij po korruptohet jashtëzakonisht me të tilla qëndrime. Ne jemi një pushtet kryeministror dhe kryeministrit i duhet të mbledhë sukseset e institucioneve që ta ketë si aset për të kërkuar mandatit tjetër. Se mandati i Ramës përkthehet në benefite dhe poste të njerëzve pranë tij. Është humbje kreditesh shumë të mëdha në momentin që i del për zot një momenti të tillë", ka thënë ai në televizionin MCN.

Më tej, analisti Ben Andoni ka kujtuar dhe thënien e socialistëve se "përgjegjësia është personale". Sipas tij, kur njerëzit e institucionit bëjnë korrupsion, përgjegjësia morale bie mbi drejtuesin dhe siç thekson Andoni, socialistët këtë e kanë harruar.

"Ne kemi parë në demokracitë më të përparuara se përgjegjësia është shumë institucionale, por nëse njerëzit e institucionit bëjnë korrupsion, përgjegjësia morale është e jotja dhe këtë socialistët e kanë harruar. Rama po sakrifikon kreditet e veta, pasi me fuqinë që ka Veliaj e ndihmon në qarkun më të vështirë që ka vendi, Tirana. Sakrifica do të duket në vitin 2025 ia ka vlejtur ose jo", është shprehur analisti Ben Andoni.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese