Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Dosja “Xibraka”, Bardhi: Kryeministri se fsheh dot të vërtetën, as makinën e kartelit të drogës të përdorur nga i vëllai i tij, Olsi Rama

Shkruar nga Newsbomb
Dosja “Xibraka”, Bardhi: Kryeministri se fsheh dot të
Gazment Bardhi

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pasi Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama, e paditi sërish në SPAK duke kërkuar që ndaj tij të nisë procedimi penal për kallëzim të rremë.

Bardhi shkruan se Olsi Rama ripërsëriti të njëjtën kërkesë që SPAK e ka rrëzuar më parë. Bardhi madje me anë të një reagimi në rrjetet sociale i drejtohet kryeministrit Rama duke e pyetur se çfarë bënte vëllai i tij me makinën që përdorej nga grupi i kokainës.

“Vëllai i madh i Olsit, Edi Rama, është i lumtur për rihapjen e dosjes “Xibraka”, po aq sa ishte Erion Veliaj kur doli pas 8 orëve nga SPAK! Përpjekja e tij e dëshpëruar për të diskretituar SPAK, duke e urdhëruar nga TV se çfarë duhet të bëjë dhe sesi duhet ta trajtojë këtë çështje, është tregues i formimit të tij prej analfabeti ligjor që mendon se institucionet e drejtësisë janë zyra propagande qeveritare.

Në mëngjes vëllai i vogël ripërsërit të njëjtën kërkesë në SPAK që është rrëzuar më parë, me shpresën se do i jap oksigjen për gënjeshtrën ditore të darkës vëllait të madh, që i ikën të vërtetës prej më shumë se 2 muaj. Boll u fshehe pas letrave pa vlerë të vëllait më të vogël! Na trego çfarë bënte yt vëlla me makinën që përdorte grupi i kokainës me targa AA 653 DM. Sado të përdridhesh nuk e fsheh dot të vërtetën dhe as makinën e kartelit të drogës me targë AA 653 DM, e përdorur nga Olsi Rama! ”, shkruan Bardhi ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed