
Seanca paraprake për dosjen "Partizani" në ngarkim të kryedemokratit Sali Berishën dhe të pandehurve të tjerë, është shtyrë për në datën 26 shkurt, ora 09:00. Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e avokatëve.
Ndërkohë, në seancën e fundit në Gjykatën e Posaçme, mbrojta e Malltezit ka paraqitur disa prova shkresore, por më pas një nga mbrojtësit ka kërkuar shtyrjen e seancës për shkak të një angazhimi tjetër.
Në këtë proces si të akuzuar kryesorë të SPAK janë ish-kryeministri Sali Berisha, që dyshohet për korrupsion pasiv, dhëndëri i tij Jamarbër Malltezi i cili dyshohet se u korruptua nga biznesmeni Fatmir Bektashi i cili veç korrupsionit, ka edhe akuzën e pastrimit të parave.