
GJKKO ka shtyrë sërish seancën paraprake për ish-kryeminstrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Mësohet se seanca e ardhshme do të zhvillohet në datën 31 janar, ora 09:00.
Në seancën e radhës në GJKKO pritet të vendoset për kalimin ose jo për gjykim të dosjes ‘Partizani’.
Ish-kryeministri Sali Berisha është marrë i pandehur për korrupsion pasiv pasi akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv Partizani, ku përfitues ishte edhe dhëndrri i tij, Jamarbër Malltezi.
Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsioni pasiv, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin, privatizuan kompleksin partizani që i solli familjes miliona euro përfitime. Malltezi akuzohet dhe për pastrim parash.