Hapësire reklamuese

Politikë

Dosja e "Xibrakës", reagon Gazment Bardhi: Çështja nuk është pushuar, prokurori s'ka kryer asnjë hetim për Olsi Ramën

Shkruar nga Newsbomb
Dosja e "Xibrakës", reagon Gazment Bardhi: Çështja
Olsi Rama/ Gazment Bardhi

Deputeti i Partisë Demokratike Gamzment Bardhi, ka reaguar dhe njëherë lidhur me përfundimin e hetimeve për çështjen e "Xibrakës" ku sipas tij, i implikuar në këtë laborator droge është dhe vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama.

Bardhi ka akuzuar prokurorin e çështjes për moskryerje të hetimeve në lidhje me denoncimin e kryer nga politikani, ku sipas tij ai ka paraqitur fakte që e implikojnë në mënyrë direke Olsi Ramën në laboratorin e drogës në Xibrakë.

Gjithashtu deputeti demokrat tha se një çështje cilësohet e pushuar në momentin që vetë gjykata del në njoftim dhe se nuk është kompetencë e prokurorisë për të marrë vendimin.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:

I njëjti prokuror që jo vetëm mashtroi publikisht, jo vetëm fshehu 4 persona të përfshirë në ngjarje që mbeten sot e kësaj dite të pa zbuluar, por sipas Gjykatës së Apelit, bëri të bardhën të zezë në ngjarjen e Elbasanit, u përpoq më kot të bëjë të zezën të bardhë në çështjen Xibraka!

Sipas prokurorit ai ka përfunduar hetimet për Ols Ramën dhe s’ka çfarë veprimesh hetimore të bëjë më shumë, pra ka “pushuar hetimin” për të sa kohë ka dalë me “konkluzion”.

E vërteta është që as ka hetuar gjë dhe as ka përfunduar asgjë.

Pyetja është: A ka marrë vendimin e pushimit të çështjes nga gjykata për Ols Ramën sa kohë ka dalë në konkluzion lidhur me të?! Nëse gjykata nuk është shprehur, çfarë hetimi ka përfunduar dhe si mund të arrihet në konkluzion?!

Çertifikimin nëse janë kryer apo jo të gjitha veprimet e mundshme hetimore, ka apo jo prova, përfundon apo pushon hetimi, e merr vetëm gjykata, jo prokuroria!

Pse nuk e dërgoi çështjen në gjykatë për çertifikimin prokurori Shehu, çfarë po fsheh?

Si mund të bëjë njoftime me përmbajtje politike, pa bërë transparencë, çfarë ka hetuar, çfarë veprimesh ka kryer, çfarë ka zbuluar, çfarë e pengon identifikimin e autorëve të tjerë?

Transparenca i shërben ruajtjes së besimit të qytetatëve tek institucionet dhe në këtë rast është jetike sepse bëhet fjalë për një prokuror që është çertifikuar si manipulator i krimeve të pushtetit!

Kujtojmë që SPAK mbylli ditën e djeshme hetimet për dosjen Xibraka, te rinisura disa muaj me parë pas administrimit të një informacioni të dërguar nga kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi, i cili pretendoi përfshirjen e shtetasit, Olsi Rama në veprimtari të paligjshme.

Në përfundim të hetimeve rezulton se nuk është gjetur asnjë provë që implikon në këtë çështje Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama. Gjithashtu se përveç personave të cilët janë dënuar më parë, nuk janë identifikuar autorë të tjerë të mundshëm për veprat penale në fjalë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese