Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Dosja e "Xibrakës", Noka-Ramës: Edhe vllai yt ka ngrënë kumbulla e dardha pas shpinës tënde

Shkruar nga Newsbomb
Dosja e "Xibrakës", Noka-Ramës: Edhe vllai yt ka
Deputeti demokrat, Flamur Noka

Gjatë seancës së sotme plenare në lidhje me dosjen e Xibrakës dhe lidhjen e Olsi Ramës me këtë çështje ka folur edhe deputeti demokrat, Flamur Noka.

Flamur Noka, sekretari i Përgjithshëm i Rithemelimit, në mbështetje të Bardhit ripërsëriti dhe njëherë akuzat duke thënë se 45-vjeçari i paidentifikuar është vëllai i kryeministrit Edi Rama.

Noka tha se edhe pse provat i kishin para syve, dosja u mbyll me urdhër politik

Në të gjithë dosjen që ishte arkivuar me urdhër politik, vetëm njëri i moshës 45 vjeç me flokë të shkurta, nuk ishte identifikuar. Kur policia sheh që në një grup është një i paidentifikuar. Pika e parë ta kërkojnë në sistem fotografinë e personit, e dyta ta kërkojë.

Të gjithë u evidentuan, vetëm njëri jo. Mos vallë ishte ky një deputet me imunitet. Kush ishte? Po jua them unë.

Person nga grupet e vëzhgimit është identifikuar, por kur u pa se kush është dhënë urdhrit të shpallet i paidentifikuar, dhe ai është i vëllai i kryeministrit. Këtë se thotë as Bardhi, as Noka asnjë deputet i P, e thonë të dhënat e TIMS.Personi që drejtonte makinën më 13 janar 2015 ishte Olsi Rama, personi që e drejtonte i gjithë grupi, ishte Olsi Rama. Ky nuk identifikohej dot. Kjo tregon asgjë më shumë që ju si qeveri jeni organiziatë kriminale, funksioni si e tillë."

Gjithashtu deputeti i Rithemelimit duke iu drejtuar Ramës tha se edhe vëllai i tij, pas shpinës së tij ka ngrënë kumbulla e dardha.

Tani kryeministri, i kapur në çark, nuk denjon të vijë të japë llogari, të përgjigjet. Mirë ne që paskërkëshim ngrënë molla dardha kumbulla pas shpinës së kryeministrit, por edhe vëllai pas shpine po t’i haka kumbullat dhe dardhat more zotëri. A mban dikush përgjegjësi për këtë?

Po për këtë dosja që është arkivuar edhe me prova të gjalla, ato dy prokurorë a duhet të mbajnë përgjegjësi? Apo lart e ma lart.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese