Hapësire reklamuese

Politikë

Dosja “Babale”, shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Ervin Salianjit

Shkruar nga Newsbomb
Dosja “Babale”, shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Ervin
Ne foto: Ervin Salianji

Seanca në Gjykatën e Apelit për deputetin Ervin Salianji për çështjen “Babale”, është shtyrë për 12 qershor në orën 10:30.

Shkak u bë një kërkesë e deputetit demokrat shtyrje të gjyqit për shkak të një udhëtimi pune në Indonezi. Sakaq, herën e kaluar, seanca u shty për shkak se avokati i gazetarit Jetmir Olldashi nuk u paraqit nga problemet shëndetësore.

Gjyqi për akuzën e shpifjes mes vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafaj dhe deputetit Ervin Salianji vijon prej më shumë se dy vitesh. Shkalla e Parë e ka dënuar Salianji me një vit burg për shpifje dhe nëse vendimi nuk rrëzohet në Apel, atëherë deputeti humbet menjëherë mandatin dhe arrestohet.

Vite më parë, Ervin Salianji denoncoi vëllain e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Geron Xhafaj duke thënë se edhe përse ishte i dënuar me 7 vite burg në Itali, prej disa vitesh jetonte i lirë në Shqipëri falë mbështetjes së të vëllait politikan.

Gjatë asaj kohe, gazetari Jetmir Olldashi publikoi një video ku i ashtuquajturi “Babale” u paraqit si drejtues i skafit të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm. Pas publikimit të këtij rasti u hap një hetim penal me kallëzimin e Geron Xhafaj dhe në përfundim rezultoi se video ishte e montuar.

Deputeti Ervin Salianji u dënua me një vit burg për "shpifje" dhe nëse vendimi nuk prishet në Apel, ai humbet menjëherë mandatin dhe shkon në qeli.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese