Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Dorëzimi i butë i vulës

Shkruar nga Newsbomb
Dorëzimi i butë i vulës
Foto Revista Newsbomb.al / Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Nga Newsbomb.al

Ishin mësuar me vendimet e zakonshme të gjykatave sa herë që në “apel” thirrej kryedemokrati Sali Berisha. Vitet e fundit, ish kryeministri nuk kishte arritur të dilte asnjëherë i fituar dhe humbja tanimë dukej se i ishte kthyer në një sindromë.

Shumica e demokratëve dhe qytetarëve të interesuar nuk prisnin që 11 qershori të sillte ndonjë kthesë në zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike. Emrat e tre gjyqtarëve që do të ndanin “shapin nga sheqeri” sorollateshin prej ditësh në korridoret e Partisë Demokratike. Ishin të njohura, as më shumë as më pak me togat e zeza të veshura prej vitesh.

 Dikush përmendte “kunatin e shokut Xhemal”, të tjerë kujtonin vendimmarrjen për të dënuar çdo protestues me nota politike, paçka se mund të ishin në të drejtën legjitime për të mos paguar haraç për truallin e tyre ku i kishte lindur koka. Dhe për t’i vënë kapakun “treshes së gjyqtareve”, përmendej dhe bëheshin lidhjet se si bashkëshortët kishin uzurpuar sistemin e drejtësisë. Njëri aplikonte, tjetri vuloste dhe e caktonte në detyrë. Kryedemokrati Sali Berisha përpiqej t’u çonte haber çdo natë nga ballkoni i tij.

I ‘mësuar’ të dilte i humbur, edhe këtë radhë nuk kishte fort besim se do të ndodhte ndryshe. Precedentet e vendimeve të gjyqtareve që kishin në dorë fatin e vulës së famshme, mund ta kishin bërë liderin demokrat, pse jo të fliste me llogari.

Dorëzimi i butë i vulës
Kopertina e Revistes

Kohët e fundit, kryeministri Edi Rama ishte disi më i tërhequr me batutat plot spec karshi tij, teksa dukej se e kishte lënë ta kalonte i qetë arrestin e shtëpisë të dhënë nga Gjykata Speciale. Megjithatë ndoshta taktika e përdorur nga Ilir Meta me daljet e shpeshta publike, shigjetat ndaj Gjykatës së Posaçme, duken se lëvizën dhe ndryshuan gjithë llogaritë.

Pikërisht në momentin kur askush nuk besonte se lideri i demokratëve, nën arrest shtëpie me vendim të Gjykatës Speciale Anti-korrupsion, i shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit me 19 maj të 2021-shit, 1 vit para zgjedhjeve do të njihej zyrtarisht si kreu i PD, duke rimarrë emrin, logon dhe vulën e kësaj force politike. Këto asete, sëbashku me fondet shtetërore deri me 11 qershor i përkisnin grupimit të Lulzim Bashës.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e tridhjetekatër të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg sot (27 Qershor) dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes…

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese