
Eurodeputeti grek Fredi Beleri, ka dalë këtë të hënë nga burgu parakohe. Gjykata e Fierit pranoi kërkesën e tij për lirim me kush dhe vendosi ta nxjerrë nga qelia, duke e lejuar të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e Parlamentit Europian.
“Gjykata pranoi kërkesën tonë, urdhëroi lirimin para kohe. I kishin mbetur 6 javë për të bërë. Respekte për gjykatën. U tregua e pavarur. I kishin mbetur edhe dy muaj”, është shprehur avokati i Fredi Belerit, pas vendimit të sotëm.
Fredi Beleri u arrestua më 12 maj të vitit të kaluar, 2023, dy ditë para zgjedhjeve lokale, pasi u kap në flagrancë duke premtuar dhe dhënë para për të blerë vota. Dhe prej asaj dite ndodhej pas hekurave.
Ai fitoi nga burgu zgjedhjet në Himarë por duke qenë se nuk mori dot leje për t'u betuar e humbi mandatin dhe rreth një vit më pas, u zgjodh eurodeputet në Parlamentin Europian nga Greqia. Ai mori një javë leje për t'u betuar dhe u kthye në qeli.
Pak javë pas atyre ditëve, Fredi Beleri është liruar përfundimisht nga qelia dhe neësbomb.al mëson se me këtë rast, pasditen e sotme në Himarë do të ketë festë.
Dega e Omonias ka njoftuar të gjithë minoritarët që të mblidhen në orën 19.00 në plazhin e Spilesë në Himarë, për të zhvilluar një bashkëbisedim me Belerin e më pas për të festuar të gjithë së bashku.
Takimi do të zhvillohet jashtë zyrës së Omonias në pedonalen e Spilesë dhe menjëherë më pas, të pranishmit do të festojnë.
© Newsbomb.al