
Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat njoftoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gati darftin me tre propizme sa i takon ndryshimeve shtesë në Kodin Zgjedhor.
Newsbomb ka siguruar draftin e dakordësuar të PS me PD për votën e diasporës.
KQZ pritet t’ja dërgojë sot Kuvendit, ndërsa njëri prej tre propozimeve, lidhet me faktin se përveç KQZ, në procesin e numërimit të votës së Diasporës të përfshihen dhe partitë politike. Kërkesë e bërë nga ana e opozitës.
Në të njëjtën kohë, partitë do të kenë detyrimin që të cojnë emrat e kandidatëve në KQZ, 60 ditë para zgjedhjeve (në 11 mars) dhe jo 50 ditë sic ishte më parë.
Sa i takon votës së emigrantëve, Celibashi tha se deri tani rreth 42 mijë kërkesa janë grumbulluar në platformën PER.
Nga të dhënat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) deri më tani 27,992 kërkesa janë shqyrtuar, por rreth 17,662 janë miratuar. Ndërsa njofton se rreth 11 mijë kërkesa janë refuzuar.
“400 mijë shtetas që iu skadon identifikimi elektronik dhe janë 600 mijë shtetas që iu skadon pasaporta. Duke marrë në konsideratë këto numra dhe çfarë është diskutuar me përfaqësues të partive politike, vlerësojmë që është e përligjur që ti kërkojmë qeverisë që të zgjasë me akt normativ afatin e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit të atyre që jetojnë jashtë Shqipërisë”, - tha Celibashi.