Hapësire reklamuese

Politikë

Dokumenti dhe fatura postare që provojnë “ KËRKESËN” e Bardhit për SPAK-un

Shkruar nga Newsbomb
Dokumenti dhe fatura postare që provojnë “
Fotomontazh/ Gazment Bardhi dhe dokumentat

Kreu i Grupit Parlemantar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, pranoi sot se nuk ka bërë kallëzim në SPAK ndaj vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Ramës, por ka dërguar kërkesë për rihapjen e dosjes të së ashtuquajturës "Xibraka". 

Në dokumentin e publikuar evidentohet qartë fakti se përmes një shkrese Gazment Bardhi ka dërguar informacione Prokurorisë së Posaçme me qëllim rihapjen e procedimit penal 335/1  procedimi të vitit 2016.

Gjithashtu deputeti demokrat më herët postoi faturën e postës si provë për të treguar se ka depozituar materiale në SPAK. 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përmes një reagimi zyrtar bëri me dije këtë të enjte se nga deputeti Gazment Bardhi nuk ka asnjë kallëzim penal kundrejt Olsi Ramës.

 “Në regjistrin e njoftimit të veprave penale, informohet se nuk rezulton që të jetë regjistruar ndonjë kallëzim penal me kallëzues shtetasin Gazmend Bardhi dhe të kallëzuar shtetasin Ols Rama”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e SPAK.

Pas kësaj deklarate nga organi i lartë i drejtësisë i menjëhershëm ishte reagimi i bluve. Këshilltari për mediat i Grupit Parlamentar të PD, Everest Dedaj, tha se Bardhi nuk ka depozituar asnjë kallëzim, por i ka dërguar informacione SPAK për Olsi Ramën dhe i ka vendosur në dispozicion një dokument të datës 29 Mars. Kujtojmë se Bardhi pretendon se Olsi Rama është i përfshirë dhe ka lidhje me narkotrafikantët e Laboratorit të Xibrakës.

Dokumenti dhe fatura postare që provojnë “Dokumenti dhe fatura postare që provojnë “

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese