Hapësire reklamuese

Politikë

DOKUMENTI/ Bardhi përjashton Bashën dhe Alibeajn nga komisionet parlamentare, zëvendësohen me deputetët e Rithemelimit

Shkruar nga Newsbomb
DOKUMENTI/ Bardhi përjashton Bashën dhe Alibeajn nga komisionet
Gazment Bardhi në Kuvend

Gazmet Bardhi ka njoftuar Kuvendin mbi ndryshimet e bëra në Grupin Parlamentar të Partisë Demokratikë. Kryetari i Grupit Parlamentar të PD ka kërkuar ndryshime në përbërjen e strukturës parlamentare me anëtarët e opozitës, ku në thelb kërkohet që të hiqen anëtarët që mbështesin grupin e Lulzim Bashës dhe të zëvendësohen me deputetet e Rithemelimit.

Sipas dokumentit të siguruar nga gazetari Osman Satafa, kreu i PD zyrtare, Lulzim Basha është hequr nga anëtar në Asamblenë për bashkëpunimin e Evropës Perëndimore dhe është zëvendësuar nga Oerd Bylykbashi.

Ndryshime janë kërkuar edhe në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Bardhi ka hequr Enkelejd Alibeaj duke e zëvendësuar me Oerd Bylykbashi. Ndërsa deputetja tjetër e Bashës, Gerta Bardele do të zëvendësohet me Dhurata Çupin. Ndërsa anëtarët e tjerë demokrate mbeten siç janë, Gazment Bardhi, Ervin Salianji dhe Saimir Korreshi.

Enkelejd Alibeaj është hequr edhe nga Këshilli për Legjislacionin dhe është zëvendësuar nga Dhurata Çupi e cila mbante dhe postin e qene anëtare zëvendësuese, ndërsa vendin e Çupit e merr Lindita Metaliaj.

Ndryshime janë bërë edhe në Kryesinë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike si më poshtë:

 Nënkryetar – Ervin Salianji dhe Albana Vokshi dhe Zëdhënëssekretar – Ina Zhupa.

Ndryshimet në listën e anëtarëve në disa delegacione të përhershme ndërkombëtare, për përfaqësuesit e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, janë bërë si më poshtë:

Komiteti Parlamentar për Stabilizim Asociim (KPSA):

Jorida Tabaku – Anëtar;

Gazment Bardhi – Anëtar;

Agron Gjekmarkaj – Anëtar;

Ina Zhupa – Anëtar,

Zheni Gjergji – Anëtar;

Saimir Korreshi – Anëtar;

Sorina Koti-Anëtar;

Lindita Metaliaj – Anëtar zëvendësues;

Lefter Gështenja – Anëtar zëvendësues.

Asambleja Parlamentare për Bashkëpunimin e Europës Perëndimore:

Oerd Bylykbashi (anëtar)

Konferenca për Bashkëpunimin në Mesdhe:

Edmond Spaho (anëtar)

Dimensioni Parlamentar i Iniciativës së Europës Qendrore:

Albana Vokshi (anëtar)

Asambleja Parlamentare për Bashkëpunimin e Evropës Juglindore (AP SEECP):

Elda Hoti

Asambleja Parlamentare e Unionit Ndërparlamentare (IPU):

Edi Paloka (anëtar);

Ervin Salianji (anëtar);

Bledion Nallbati (anëtar);

Xhelal Mziu (anëtar);

Ramadan Likaj (anëtar zëvendësues);

Asllan Dogjani (anëtar zëvendësues).

DOKUMENTI/ Bardhi përjashton Bashën dhe Alibeajn nga komisionet
 
DOKUMENTI/ Bardhi përjashton Bashën dhe Alibeajn nga komisionet
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese