Hapësire reklamuese

Politikë

DOKUMENTET/ Motra e drejtoreshës në Bashkinë e Tiranës fiton miliona lekë tendera me kompaninë e saj

Shkruar nga Newsbomb
DOKUMENTET/ Motra e drejtoreshës në Bashkinë e Tiranës fiton
Klevis Balliu denoncon nga selia e PD

Partia Demokratike ka denoncuar këtë të mërkurë atë që e quan vjedhje dhe abuzim me taksat e qytetarëve të Tiranës nga institucioni i drejtuar nga Erion Veliaj. Sipas denoncimit të Klevis Balliut, motra e drejtoreshës në Bashkinë e Tiranës ka fituar disa tendera me kompaninë e saj.

"Lal djegësi ka ngritur një sistem monstruoz korruptiv ku drejtoret dhe punonjësit e tij i japin tendera familjareve të vet. Fakti që kjo është një përsëritje e vazhdueshme tregon qe është sistemi i ngritur. Patjetër si në çdo institucion nuk mund të ndodhë as një procedurë pa titullarin", u shpreh Balliu.

Nga selia blu, ai ka denoncuar kompaninë "ANK ARCITECTURE shpk" e cila rezulton se është në pronësi të Albana Koçollari, motra e Mirela Koçollari aktualisht me detyrë Drejtoreshë e Përgjithshme në Drejtorinë e Promovimit të Qytetit pranë Bashkisë Tiranë.

Sipas Klevis Balliut, drejtoresha i ka dhënë disa tendera kompanisë së motrës së saj, në Bashkinë e Tiranës, konkretisht:

1. Kontrata dt. 13 Dhjetor 2019 me objekt:

Konsulencë – Ekspertizë për vlerësimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti ‘Shkolla e mesme Sami Frashëri’.

‘Procedurë me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës me rrugë shkresore’, në mbështetje të Vendimit te Këshillit të Ministrave Nr.750, datë 27.11.2019 ‘Për Shpalljen e gjendjes se fatkeqësisë natyrore në qarqet Durrës dhe Tiranë’ pika 7.1 gërma dh) përjashtimisht, procedurat e prokurimit për mbulimin e nevojave emergjente, si rezultat i dëmeve te shkaktuara nga tërmeti i datës 26 Nëntor t’i zhvillojnë në rrugë shkresore) Vlera e kontratës 4 950.000 lekë me tvsh.

2. Kontrata dt 5 Qershor 2020 me objekt

Studim Projektim për Objektet Arsimore, në kuadër të procesit të rindërtimit, Tiranë, të ndarë në lote: Loti i VII: Studim projektim per objektin: Ndërtimi i shkollës se mesme ‘Sami Frashri’. (Programi i Rindërtimit). Vlera e kontratës 3.609.225 lekë me TVSH.

3. Kontrata dt. 4 Shkurt 2021 me objekt:

Loti I:Studim projektim,për objektin: ‘Rikualifikim bllokut që kufizohet nga ‘Teodor Keko’, ‘Tom Plezha’, ‘Mikel Maruli’ dhe ‘Loni Ligori’. Vlera e kontratës 3.738.000 lekë me TVSH.

"Përveç kontratave të mësipërme të denoncuara edhe më parë edhe në media, në datën 7 Qershor 2024 Erion Veliaj  paguan motrën e drejtoreshës së tij për kontratën nr.14214/11 me objekt: ‘Studim projektim ndërtim qendra polifunksionale faza 1 + faza 2 + faza 3 në vlerën totale 7.141.200 lekë", u shpreh politikani demokrat.

Për këto fakte dhe të tjera të denoncuara më herët, Klevis Balliu u ka bërë thirrje qytetarëve që të premten në orën 11:00, t'i bashkohen opozitës në protestën kundër korrupsionit dhe hajdutëve të parave të qytetarëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese