Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ditën e djeshme ka patur një debat të ashpër me deputetin e PD, Agron Shehaj.
Mirëpo përplasjen e ashpër Manja e lë pas, pasi ditën e sotme për media është shprehur se gjithçka i takonte një debati politik dhe se sot ishte një ditë e re.
“Dje ishte dje dhe gjithçka i takon atij debati politik të zhvilluar brenda asaj salle. Sot është ditë e re, në prag të festës së Pashkës. Kam dëgjuar sot nga stafi im që përgjatë shumë emisioneve ka vazhduar të trajtohet kjo gjë edhe në media.
Personalisht më bërë pak nostalgjik se më ktheu si sikur me ato ankesat që kishim kur ishim në klasë të parë dhe shkonim për ti zgjidhur, mosha bën të veten, koha bën të veten, s’kthehemi dot më pas, debati është tërësisht politik brenda sallës së Kuvendit, dua ta mbyll me një urim për festat”, tha Manja.