Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Do t'i shkul veshët!” Agron Shehaj debaton ashpër me Manjën: Nëse je burrë, jep dorëheqjen

Shkruar nga Newsbomb

“Do t'i shkul veshët!” Agron Shehaj debaton ashpër me

Agron Shehaj, i vetmi deputet që voti kundër amnistisë penale në Kuvend, ka pasur një debat me tone të larta me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja.

Sipas deputetit të pavarur, ministri i Drejtësisë ka gënjyer shqiptarët paturpërisht, pasi janë liruar nga burgu edhe zyrtarë të korruptuar. Ai ka sfiduar ministrin të japë dorëheqjen, por është hasur me reagimin e ashpër të Manjas, i cili i ka bërë me shenjë se do i shkulë veshët.

Pjesë nga debati:

Agron Shehaj: Ministri e qeveria kanë gënjyer në mënyrë më të pamoralshme opinionin publik. Tre javë më parë deklaroi se nuk do të përfitojë asnjë i korruptuar, më pas thotë SPAK thotë kanë përfituar. Ti Manja mos e vrit mendjen se nuk e pret njeri dorëheqjen. Unë jam hajdut?!

Ulsi Manja: Hajdut...legen.

Ministri Ulsi Manja i është kundërpërgjigjur me tone të larta nga karrigia, por nuk dëgjohet pasi ka mikrofon të mbyllur.

Agron Shehaj: Unë jam hajdut?! Ti liron të korruptuarit?! Do të thuash që nuk është e vërtetë? Je burrë, jep dorëheqjen. Erdhe këtu dhe gënjeve, mashtrues, jep dorëheqjen, nëse je burrë. Nuk të vjen mirë që gënjeve këtu. Të pëlqen të gënjesh.

Do më shkulësh veshët mua ti (Manja e pohon me kokë), Ministër i Drejtësisë që liron të korruptuarit. Gënjen e nuk ka cfarë thotë.

  

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese