
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një komunikim për mediat, ka parashtruar programin e tij përsa i përket fushtës së kultivimit të bimëve aromatike dhe mjekësore.
Teksa garanton për investitorët e fushtës subvencione dhe kredi të buta, Berisha gjithashtu paralajmëron të gjithë ata individë të cilët janë pajisur me licensë për kultivimin e kannabisit mjekësor në Shqipëri, duke u shprehur: Do të zhdukim drogën nga Shqipëria ne!
Ndër te tjera kryedemokrati është shprehur se qeveria e tij do të mbajë një qëndrim të rreptë ndaj çdokujt që vendos në funksion ato licensa dhe mbjell kannabis mjeksor në tokat shqiptare.
“Ne do t’i japim përparësi shumë të madhe këtij sektori, çka do të thotë se për çdo hektar, për çdo njësi prodhimi, për çdo hapësirë grumbullimi, për çdo investim në përpunimin e tyre, në industrinë e tyre, ne do të qëndrojmë të vendosur të subvencionojmë, të kreditojmë me kredi të buta, të krijojmë çdo lehtësi.
Ne do adoptojmë zero tarifa, por në rast se kjo nuk funksionon për arsye madhore të vendit tjetër që importon, atëherë ne do kompensojmë tarifën tuaj, shteti do ta njohë dhe ta kompensojë 10 përqindëshin.
Sikundër do i mbrojmë ato aty ku ato kërcënohen sepse ka prej tyre bimë mjekësore, të cilat nga lakmia e madhe edhe mund t’i zhdukësh, por kjo nuk do ndodhë. Ne do përcaktojmë një kuadër të mirë që ato jo vetëm të zhduken, por të shtohen, të përdoren.
Pra do jetë një politikë krejt e re dhe me besim të madh se ju do e zbatoni dhe do bëheni promotorë të zbatimit të saj.
Do të zhdukim drogën nga Shqipëria ne! Ne jemi kundër dhe u them atyre që morën ato licenca nga Edi Rama, ato janë licencat e helmit. Më mirë mos bëni mëkat të mbillni drogë se absolutisht qeveria pas 11 majit do ketë një qëndrim shumë të rreptë ndaj saj.
Shqipëria nuk mund të zhvillohet mbi drogën, Shqipëria ka trashëgiminë e saj natyrore fantastike, të jashtëzakonshme ndaj dhe ato licenca iu bëj thirrje atyre fermerëve që i morën për vota, t’ia djegin, të mos mbushin ato sipërfaqe me kanabis, me bimë helmi, por të shohin dhe të mbjellin bimë aromatike, të cilat kanë një eksport, janë me një kontribut të madh,” është shprehur Sali Berisha.