Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Do të udhëheqë protestën e demokratëve, Sali Berisha thirrje shqiptarëve: Nesër, të gjithë në Tiranë! Të tundim themelet e narkoshtetit

Shkruar nga Newsbomb
Do të udhëheqë protestën e demokratëve, Sali Berisha
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrjen e fundit të gjithë shqiptarëve që t’i bashkohen protestës së ditës së nesërme.

Gjatë fjalës së tij nga takimi në degën numër 9 në Tiranë, Berisha tha se dita e nesërme, është dita e betejës, prandaj të gjithë shqiptarët duhet të vijnë në Tiranë me qëllim për të “tundur themelet e narkoshtetit”.

 “Nesër, në orën 17:00 është dita e betejës sonë, të gjithë sa janë qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë vërshojnë në Tiranë në mosbindje civile për të dridhur themelet e narkoshtetit, narkodiktaturës dhe për të ecur, për ta festuar vitin e ri të sigurt, në fitoren që meritojnë”, tha Berisha.

Protesta e radhës e demokratëve është planifikuar të nisë nesër në orën 17:00. Siç dhe u bë me dije më herët rrugët që do të bllokohen janë: Rruga pranë Bashkisë së Tiranës, rreth-rrotullimi tek “Zogu i Zi”, tek sheshi “Wilson”, tek “Pallati me Shigjeta”, si dhe kryqëzimi tek “Rruga e Elbasanit”, pranë xhamisë së “Namazgjasë”.

Organizatorët e protestës kanë njoftuar Policinë e Tiranës se do të bllokojnë disa akse për rreth 3 orë. Ndërkohë, policia u ka kthyer përgjiegje duke i thënë se do të garantojnë çdo tubim paqësor, mirëpo jo bllokimin e rrugëve dhe se çdo akt i tillë përbën përgjegjësi penale.

Në përgjigjen e kthyer PD, Policia tha se në bazë të ligjit “Për Tubimet”, organizimi i tubimeve në disa segmente rrugore në bashkinë Tiranë krijon probleme dhe premisa për cenime të rendit publik dhe sigurisë së shtetasve të tjerë, pengon qarkullimin e automjeteve të emergjencës, cenon të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve, si dhe pengon lëvizjen e lirë të automjeteve të transportit publik dhe privat në kryeqytet.

Kujtojmë se kjo është protesta e parë që kreu i demokratëve, Sali Berisha do të marrë pjesë që pas rrëzimit të masës së sigurisë “arrest shtëpie”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese