Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Do të monitorohet me kamera”, Balluku për tunelin e Llogarasë: Mjetet e tonazhit të rëndë s’do lejohen vitin e parë

Shkruar nga Newsbomb
“Do të monitorohet me kamera”, Balluku për tunelin e
Fotomontazh/ Tuneli i Llogarase dhe Balluku

Nga sot jugu është më pranë dhe kjo falë tunelit të Llogarasë që u hap këtë të premte. Lidhur me këtë “diamant” të jugut, ashtu si dhe më herët zv.kryeministrja njëherësh dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku i është referuar, janë dashur 180 milionë euro.

Kjo shumë është bërë me dije nga vetë Balluku në një intervistë të dhënë ditën e sotme për Abc News.

Balluku tha se tuneli përmbush të gjitha kushtet për t’u klasifikuar i kategorisë Europiane, teksa më tej u bëri apel drejtuesve të mjeteve që të mos tejkalojnë shpejtësinë në tunel.

Ndër të tjera ministrja theksoi se dy njësi policore do të qëndrojnë në hyrjet e daljet e tunelit, i cili po ashtu do të jetë nën monitorimin e kamerave.

“Investimi 180 mln euro është një tunel 6 km ka një tunel ndihhmës, ka një tunel ndihmës, po aq të gjatë që ne e quajmë tuneli i emergjencës, aksesoshet nga 11 hyrje dalje, janë tabelat që tregojnë distancën e duhur. Është një tunel që i plotëson të gjitha kriteret ndaj quhet i kategorisë europiane .

Dua ta them e ta përsëris, nuk është rasti për të tejkaluar shpejtësinë, nuk duhet parakaluar në tunel nga drejtuesit e mjeteve. Shpejtësia e lejuar nga automjetete është me zona të caktuara brenda tunelit.

Në hyrje në Palasë dhe Dukat ka dy njësi të policisë rrugore që do të qëndrojnë me tre turne.

Tunel monitohet me kamera e radarë. Gjatë vitit të parë nuk do kalojnë mjetet e tonazhit të rëndë, do kalojnë edhe autobusët e mëdhenj me turistë, por jo mallrat e transportuara nga mjetet e tonazhit të rëndë. Ka prezencë të shtuar të policisë me njësi të dedikuar”, tha Balluku.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese