Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Do të firmosim marrëveshjen e rëndësishme me Emiratet e Bashkuara”, Edi Rama zbulon planin: Do të prodhojmë paratë në vend

Shkruar nga Newsbomb
“Do të firmosim marrëveshjen e rëndësishme me Emiratet
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama paraditen e kësaj të marte ka marrë pjesë në Konferencën rajonale “ Formësimi i së Ardhmes së GovTech”.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë dha lajmin e mirë se në javët e ardhshme pritet të firmoset një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara lidhur me gjurmimnin e mallrave që futen në Shqipëri.

Ndër të tjera kryeministri theksoi se ambicia e vendit tonë që në një të ardhme të afërt në Shqipëri të prodhohen letrat me vlerë.

“Për ta mbyllur me një produkt tjetër që do na lehtësojë shumë në gjurmimin e mallrave që hyjnë në Shqipëri, akcizës, jemi duke përgatitur dhe besoj që do ta firmosim javët e ardhshme një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara për të transformuar tërësisht letrat me vlerë. Ambicia jonë është që të prodhojmë paratë në vend, të gjitha llojet e letrave me vlerë”, tha ndër të tjrea Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese