Hapësire reklamuese

Politikë

“Do përshkallëzohen edhe më shumë protestat”, Argita Malltezi: S’ka shanse t’i hiqet Berishës mandati

Shkruar nga Newsbomb
“Do përshkallëzohen edhe më shumë protestat”,
Argita Malltezi

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berishës e ka quajtur protestën e sotme jashtë Kuvendit të veçantë.

Ajo u shpreh se do të ketë përshkallëzime dhe se protestat do të vijojnë si jashtë ashtu dhe brenda Kuvendit.

E pyetur nëse Berisha do e humbë mandatin si deputet pasi prej 6 muajsh nuk është në Kuvend, Malltezi tha se kjo nuk mund të ndodhë për shkak se mandati hiqet kur mungon pa arsye, apo kur ka një vendim të formës së prerë.

“Protesta ka qenë e veçantë dhe në krahasim me protestat e tjera nervozizmi ishte i dukshëm. Do ketë përshkallëzim në vijim. Protesta do vijojë brenda dhe jashtë parlamentit.

Nuk ka asnjë shans ligjor që Berishës ti hiqet mandati në këto kushte. Pasi përcaktohet qartë se kur hiqen mandatet, kur mungon 6 muaj pa arsyes dhe kur ka një vendim gjykate të prerë. Çfarë kemi ne konkretisht, kur Berisha është thjesht ne hetim”, tha Malltezi për "News24".

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese