Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Do përgjysmojmë tarifat për studentët”, Berisha premton: Rrogat e mësuesit do dyfishohen, minimumi 2 mijë euro për pedagogët

Shkruar nga Newsbomb
“Do përgjysmojmë tarifat për studentët”, Berisha
Kreu i PD, Sali Berisha

Kreu i PD, Sali Berisha ka shpalosur ditën e sotme “Programin e Qeverisjes 2025-2029 për Arsimin dhe Shkencën”.

Gjatë fjalës së tij, kreu i demokratëve ka theksuar se në kuadër të këtij programi, do të dyfishojnë buxhetin për arsimin si dhe do të përgjysmojnë tarifat për studentët. Sipas Berishës, nëse partia e tij do vijë në qeveri, rroga minimale e padagogut do të shkojë në 2 mijë Euro.

"Ne hapëm dyert, ata ftuan politikën e dyrve të hapura. Politikë kjo e adaptuar nga vendet e lira prej shumë e shumë dekadash. Diktaturat e kishin frikë shkollën e lartë, dhe e përdornin si privilegj. Vendet e lira, e shihnin si një mundësi, si një oportunitet për të gjithë ata që dëshironin të shkolloheshin. I vunë kufizimit, vunë mesataren si një satër, duke përjashtuar absolutisht 95% të të gjithë fëmijëve të zonave verilindore-juglindore të vendit, sepse shkollat e mesme të tyre ishin larg shkollave të mesme të Tiranës dhe të qyteteve, në shumë aspekte.

Të paraqesim programin real konkret me të cilin do të transformojmë arsimin shqiptar. Leva e Arkimedit do të jetë transformimi dixhital. Aplikimi i të gjitha teknologjive më të reja. Vetëm në këtë mënyrë, duke e vendosur këtë sistem në orbitën e transformimit teknologjik, ne do ta transformojmë atë me shpejtësi dhe kjo përbën inkurajim të madh për ne sepse kur e sheh ku ke rënë, me të drejtë thua si do të ngjitemi ne dhe si do të kapim ne kohën.

Shqipërinë do ta shndërrojmë në një model për transformimin arsimor. Kjo kërkon investime, por ne jemi të vendosur të dyfishojmë buxhetin për arsimin, ne jemi të vendosur që të dyfishojmë rrogat e arsimtarëve, të aplikojmë teknologjitë më të fundit. Transformimi i arsimit do të bazohet në transformimin dixhital të këtij sistemi. Mesatarja do të hiqet. Nuk mund të paguajë studenti në Shqipëri tarifë 2-3 herë më të larta se në Austri apo se studenti në Gjermani, apo në Francë. Këto janë gjëra absurde. Merr fund kjo, tarifat minimumi do të përgjysmohen. Buxheti do të dyfishohet për arsimin. Rroga minimale e pedagogut do të shkojë në 2 mijë Euro." - tha ndër të tjera Berisha. 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese