Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Kryeministri pasditen e sotme dhe është pritur me ceremoni zyrtare nga Kryeministri Edi Rama.
Pas takimit kokë më kokë, Ursula von der Leyen dhe Rama kanë dalë në një konferencë të përbashkët.
Gjate konferences per shtyp, Ursula von der Leyen deklaroi se Shqiperia do përfitojë rreth 920 milionë € nga Plani i Rritjes si dhe të rrisin bashkëpunimin me partnerin e tyre më të afërt në ballkanin Perëndimor.
Ursula von der Leyen tha me bindje se Shqipëria është në rrugën e duhur për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian duke përgëzuar kryeministrin Edi Rama për punën e shkëlqyer për axhendat e reformave. Sipas saj pa këmbënguljen e Ramaës dhe Shqipërisë negociatat nuk do ishin hapur ende.
“Jam e gëzuar teksa shoh se sa shumë që ka arritur Shqipëria për rrugëtimin në BE. I dashur Edi! Çfarë suksesi ky, hapja e grup kapitullit të parë. Ju keni treguar vizion durim dhe këto gjëra po tregojnë rezultatet e tyre. Të jeni të sigurt që zgjerimi do vazhdojë të jetë edhe në mandatin tim të ardhshëm përparësi….Tre çështje e para ka të bëjë me planit tonë të rritje të BP, ne hapim derën tonë të tregut të përbashkët të BE për kompanitë e BP, këto reforma mbështeten nga ne me anën e investimeve shtese europiane.
Shqipëria është një prej këtyre vendeve. Keni bërë punë të shkëlqyer për axhendat e reformave. Duhet të vazhdojmë me parafinacimin,,më shumë se 920 mln euro nga plani i rritjes do të marrë Shqipëria."