Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Do miratojmë Kodin e ri Penal”, Manja dhe Korreshi debat te “Ligjet”: Nuk mund të fusësh në burg një përdorues droge sikur të jetë trafikant

Shkruar nga Newsbomb
“Do miratojmë Kodin e ri Penal”, Manja dhe Korreshi debat te
Ulsi Manja te "Ligjet"

Në Komisionin për Çështjet Ligjore është duke u zhvilluar diskutime për projektligjin “Për buxhetin e vitit 2025”.

Në seancë ka qenë i pranishëm dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili është pyetur nga deputeti i PD, Saimir Korreshi në lidhje me burgosjen e personave që kanë kryer një vepër të lehtë penale.

Ai tha se nuk mund të dënohet njësoj me burg njëri që kapet me drogë për përdorim vetjak dhe njëri që e trafikon.

Ministri Manja tha se do të miratohet së shpejti Kodi i Ri Penal, sipas standardeve europiane, ku do të shmanget masa “arrest me burg” për ata që nuk kryejnë vepra të rënda penale.

Saimir Korreshi: Di që janë në burgje njerëz vetëm pse janë përdorues të drogës dhe jo shpërndarës. A po bëhet gjë në lidhje me këtë problem, që ai përdoruesi që kapet me 0.75 gram mos dënohet njësoj si ai që kapet me 1 kg drogë?

Ulsi Manja: Zëri më i madh i të ardhurave të Ministrisë së Drejtësisë shkojnë për burgjet.  Ne na kërkohet të përafrojmë legjislacionin penal me atë të BE dhe kërkohet të vihet në miratim Kodi i ri Penal. Politika e dënimit duhet të jetë brenda standardeve të BE-së. Burgu duhet të jetë si masë ekstreme. I qëndroj asaj që kam thënë, në projektin e ri të Kodit Penal, duhet të kemi politikë dënimi që të përpiqet ta ndalojë sa më tepër dënimin me burg, për vepra jo të rënda.

Kur të vijë Kodi i Ri Penal, do të jetë për disa dekada në fuqi. Kodi i Ri Penal duhet të konsultohet publikisht dhe duhet të koordinohet me Brukselin. Kemi 20 zyra të ndihmës juridike në gjithë Shqipërinë, për t’ju ardhur në ndihmë shtresave në nevojë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese