Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Do më heqin nga puna se nuk kam gjetur njerëz jashtë për vota”, Sali Berisha denoncon: Ja fytyra e hajdutit Armando Subashi

Shkruar nga Newsbomb
“Do më heqin nga puna se nuk kam gjetur njerëz jashtë
Sali Berisha

Kreu demokrat Sali Berisha ka mbajtur sot një konferencë për shtyp teksa ka denoncuar hapur kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashin për shantazh votash.

Ai ka bërë publike një bisedë pretenduar me një punonjëse të bashisë së Fierit dhe një tjetër personi. Në këto biseda punonjësja e bashkisë shkruan se do të largohet nga puna pasi nuk ka arritur të sigurojë një numër të cakuar personash që jetojnë jashtë shteti dhe do të votojnë në zgjedhjet e majit 2025.

Sali Berisha thotë se kto janë një dëshmi e pastër sesi qeveria, referuar si narkoshteti, po krijojnë trupa kriminale të rrezikshme me qëllim dëmtimin votës së lirë. Ai thotë se të gjithë punonjësit e qeverisë po kthehen në kriminelë të vërtetë elektoralë duke shantazhuar nënpunësit e tyre për mbledhje votash.

Një seri zhvillimesh të reja dëshmojnë se narkoshteti po mobilizon të gjithë potencialet e tji për t’u shndërruar në trupin kriminal elektoral më të rrezikshëm të kohërave.

Punonjësit civilë të qeverive vendore, të arsimit, punonjësit e ambasadave të Shqipërisë në botë, po shndërrohen në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën, në kriminelë të vërtetë elektorale.

Unë këtu dua të lexoj vetëm një mesazh që dëshmon fytyrën kriminale të hajdutit Subash të Fierit.

-Jam e mërzitur dhe e lodhur, thotë punonjësja.

-Pse, çfarë ke?

-Do më heqin nga puna.

-Pse?

-Ngaqë nuk gjej të afër që jetojnë jashtë shtetit për votimet. -Për gjëra koti që iu tek kryetarit të bashkisë Fier.

-Mjerë ju çfarë u ka gjetur. Hidheni në gjyq?

-E fiton ai gjyqin se e njeh ligjin.

-Po të hoqën për këto motive, fiton ti, jo ai. Janë mësuar këta që njerëzit që nuk i duan, i heqin nga puna.

Pra, arrin gjer në shkallë cinizmi i narkoshtetit sa që të heq nga puna nëse nuk ke në rrethin tënd familjarë që të japin emrat e tyre”, u shpreh Sali Berisha.

“Do më heqin nga puna se nuk kam gjetur njerëz jashtë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese