Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Do i themi të keqes ndal", Noka: 11 korriku, dita kur shqiptarët do të vërshojnë në bulevard!

Shkruar nga Newsbomb
"Do i themi të keqes ndal", Noka: 11 korriku, dita kur
Flamur Noka

Flamur Noka në fjalën e mbajtur në Kuvend sërish ka bërë thirrje qytetarëve për tu bashkuar në protestën kombëtare të opozitës më 11 korrik.

Deputeti i Rithemelimit tha se 11 korriku do të jetë dita ku shqiptarët do të vërshojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’i thënë së keqes “ndal”. Ai u shpreh se kjo është e vetmja mënyrë kundër kësaj qeverie e cila premtoi drejtësi dhe dha padrejtësi.

“Mosbindje civile dhe kryengritje. 11 korriku është hapi i parë, dita kur shqiptarët do të vërshojnë në bulevard përballë simbolit të së keqes për t’i thënë ndal. Kjo është e faktuar si një mazhorancë e kapi dhe e shndërroi Shqipërinë në të vetmin vend të Europës me drejtësi politike. Me SKAP Dumanin e partisë dhe Irenën e dënuar në Greqi. Të dy po mbrojnë lali vjedhësin me vetëmohim, duke fshur male me prova dhe fakte. Është tronditur i madh dhe i vogël nga këto prova dhe fakte.

Ndaj do të ngrihemi në protestë në 11 korrik në orën 20:00.Për drejtësinë që duan dhe jo për drejtësinë e Dumanit." - tha Noka ndër të tjera. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese