Hapësire reklamuese

Politikë

“Do i bëj krenar”, kandidatja e komunitetit rom në Vlorë në podcastin e Ramës: Babai më thoshte të mos dorëzohesha!

Shkruar nga Newsbomb
“Do i bëj krenar”, kandidatja e komunitetit rom në
Ina Majko, kandidate e PS per zgjedhjet e 11 Majit

Në një podcast ndryshe, kryeministri Edi Rama në një transmetim maratonë në “Flasim” po prezanton ekipin e Partisë Socialiste për 11 majin.

Kreu i qeverisë nisi me një monolog ku shpalosi qartë synimin e PS, marrjen e një mandati të katërt për të bërë të mundur integrimin e Shqipërisë në BE.

Mes të intervistuarve ishte dhe Ina Majko një nga kandidatët e reja të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Vlorës, ka ndarë historinë dhe motivimin e saj për të hyrë në politikë.

Ajo përfaqëson Komunitetin Rom dhe ka folur për sfidat që ka hasur gjatë jetës, duke e theksuar edukimin dhe pasionin e saj për t’u angazhuar në shërbim të vendit.

Ina ka theksuar rëndësinë e identitetit të saj etnik dhe vlerat që i ka trashëguar nga familja. Ajo ka rrëfyer se, si rome, ka pasur dy këshilla të rëndësishme nga prindërit: nga ana e mamit që e ka mësuar të mbajë këmbët në tokë dhe të kuptojë kufizimet e identitetit të saj etnik, dhe nga babai që e ka inkurajuar të luftojë dhe të mos dorëzohet kurrë. Ajo ka theksuar se nuk ka lejuar që identiteti i saj të jetë një pengesë dhe ka vendosur të përfaqësojë komunitetin e saj me krenari.

Gjithashtu, Ina ka treguar se kishte ëndërruar të fliste me kryeministrin Rama dhe ta pyeste për mundësinë që një rom të mund të kandidojë për deputet. Ajo e konsideron përfshirjen e saj në listën e kandidatëve një hap historik për komunitetin rom, pasi shpesh është thënë se romët nuk mund të jenë akademikë, liderë ose vendimmarrës. Ina e shikon këtë mundësi si një mundësi për të thyer këtë mentalitet dhe për të kontribuar në ndryshimin e shoqërisë shqiptare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese