
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në kuadët të të shpalosjes së programit qeverisës “Shqipëria meriton më shumë” ka ndarë një pjesë nga programi për turizmin “Turizmi Meriton Më Shumë”.
Programi Programi është hartuar nga ekspertët Irena Resuli, Imeldi Sokoli, Doriana Musai, Ramiz Metaliaj, ndërsa premton se turizmi do të njohë një zhvillim dhe hap cilësor me këtë program, Basha premton se do heqin pagesën në Rugën e Kombit.
Propozimet e programit të Partisë Demokratike:
-Përmirësojmë rrjetet e brendshme të infrastrukturave kombëtare duke bërë të mundur ndërtimin dhe vënien në funksion të korridorit Adriatiko-Jonian pa pagesë në fund të mandatit të parë qeverisës të Partisë Demokratike
-Heqim pagesën për cdo makinë në Rrugën e Kombit duke maksimizuar levizjen e turistëve po ashtu Shqipetarëve të Kosovës e në këtë mënyrë kontribuojmë rritjen e përfitimeve ekonomike në dy anët e kufirit.
-Bëjmë të mundur rehabilitimin e aksit rrugor Shkodër-Tropojë-Kukës-Dibër-Librazhd-Përrenjas-Pogradec- Korçë-Ersekë-Leskovik-Përmet-Gjirokastër që njihet si unaza lindore kombëtare.
Me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, turizmi do të njohë një zhvillim dhe hap cilësor në balancimin dhe orientimin e këtij sektori drejt turizmit të qëndrueshëm dhe kjo do të arrihet në dy prioritete madhore
-Duke fuqizuar zinxhirin e vlerës së turizmit në burime njerëzore, në ofrimin e mundësisë së punësimit por edhe kualifikimit të çdo hallke të turizmit.
-Si dhe duke rritur cilësinë dhe sasinë e produkteve të konsumit turistik, siç janë produktet bujqësore dhe blegtorale për ta mbajtur origjinal dhe për të krijuar identitetin e markës turistike Shqiptare.
-Partia Demokratike do të hap 4 shkolla profesionale me fokus turizmin ne këto qytete: Korcë, Shkodër, Berat, Gjirokastër.
-Krijimi i Fondit të Mjedisit, ku çdo e ardhur nga taksimi mbi pasojat mjedisore do të destinohet direkt për eliminimin e asaj pasoje, siç është aktualisht psh taksa mbi ndotjen që shkakton çdo litër karburant. Pra, Fondi Mjedisor do të jetë një rrjedhje transparente, lehtësisht e identifikueshme e çdo qindarke: nga burimi i të ardhurave e deri tek përdorimi në mjedis.