Deputetja e PL, Monika Kryemadhi ka mbajtur një komunikim me gazetarët pas daljes së saj nga ambinetet e Prokurorisë së Posaçme. Ajo deklaroi se nuk pranoi të fliste para prokurorëve, pasi këtë gjë do ta bëjë vetëm para GJKKO.
Kryemadhi foli edhe për ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta, kur tha se po e iluminojnë me shpifje kundër saj. Ajo tha se nuk e ka uruar Metën për festën e fundvitit sepse nuk e lidh asgjë më me atë.
“Fillon një procedim komplet i ri, do fillojmë lojën me kungulleshka ne dhe prokurorët si dy palë përballë në gjykatë. Tani filluam lojën, pse 5 por 7, kjo është një gjë, unë normal që do njihem edhe me fashikujt, dokumentacionet, letrat, dhe nga ana tjetër do të përballemi me ekspertizën që do të ndërtojë vetë prokuroria dhe ekspertizën financiare që kemi bërë unë dhe mamaja ime. Kërkon përfshirjen e të gjitha palëve, edhe të atyre që kanë gënjyer, edhe të atyre që kanë thënë të vërtetën.
Nuk flas më para prokurorëve, do flas vetëm në gjykatë. Nuk jap më asnjë shpjegim për asgjë, kanë të bëjnë lidhjet që tio të përdorësh deklaratat e mia kundër meje. Për zotin Meta nuk di gjë. Po pres mamanë time se është ajo tani në orën 11.00”, tha Kryemadhi para gazetarëve.
E pyetur nga kurioziteti i gazetarëve nëse e ka uruar Ilir Metën për Vitin e Ri, ajo u përgjigj shkurt “Nuk kam si të uroj një njeri që s’ka asnjë lidhje me mua”.
Po ashtu, gazetarët e pyetën nëse ka bërë dëshmi që inkriminojnë Ilir Metën, duke qenë se ky i fundit e ka sulmuar si një person që duket se ka folur në SPAK. Kryemadhi tha se uron “që të gjithë njerëzit që e iluminojnë zotin Meta me shpifje të tilla të marrin përgjigje në 2025, siç po e marrin disa”.